Agjencia Zhurnal.mk.

Grupi Bluprint tërhiqet nga procesi i përpunimit të Kodit të ri Penal

Shkup, 9 tetor – Grupi i organizatave civile për reformat në gjyqësor, Bluprint, sot në konferencë për shtyp kumtuan se po tërhiqen nga procesi për përpunimin e Kodit të ri Penal. Aleksandra Cvetanovska nga Shoqata e Juristëve të rinj të Maqedonisë deklaroi se arsyeja kryesore për tërheqjen e tyre nga procesi janë ndryshimet e fundit të Kodit Penal të datës 6 shtator 2023, të cilat janë propozuar nga Qeveria.

“Procedura në të cilën janë miratuar dhe përmbajtja e këtyre ndryshimeve në pjesën e tre akteve kyçe për luftën kundër korrupsionit janë krejtësisht në kundërshtim me sundimin e ligjit. Ndryshimet në tri veprat penale të kontestuara u miratuan me anashkalimin e grupit punes që punon në Kodin e ri Penal, pa konsultimin e tyre, pa konsultimin e duhur të opinionit profesional, si dhe pa analizë dhe vlerësim paraprak të nevojës së të njëjtës”, theksoi Cvetanovska.

Në një situatë dhe gjendje të tillë, shtoi ajo, jemi dëshmitarë të keqpërdorimit të të ashtuquajturit flamur evropian, ligj evropian dhe politikat penale brenda këtyre kornizave.

Ajo po ashtu theksoi se vendimi i tyre për tërheqjen e fundit nga grupi punues për hartimin e propozimit për Ligjin për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile lidhet ngushtë me qëndrimin e tyre për tërheqje nga procesi i hartimit të Kodit të ri Penal.

“Është e padiskutueshme se si Kodi Penal ashtu edhe Ligji për konfiskimin e pasurisë në procedurë civile janë të lidhura thelbësisht dhe tematikisht në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Pra, nëse synohet që përmes reduktimit të dënimeve në Kodin Penal të bëhet vjetërsimi i ndjekjes penale, ndërsa përmes Ligjit për konfiskimin në procedurë civile të krijohet pamja se pasuria e fituar në mënyrë të paligjshme do të konfiskohet, atëherë bëhet fjalë për një qasje me të cilën në thelb dhe konceptualisht nuk pajtohemi”, shtoi Cvetanovska.

Në pyetjen e një gazetari lidhur me daljen nga kjo situatë dhe nëse mund të ndryshohet diçka për Kodin Penal, Ivana Petkovska nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë” tha se me ndryshimet që tashmë janë miratuar dhe kanë hyrë në fuqi, pasojat do t’i pësojnë edhe qytetarët edhe sundimi i ligjit.

Ndërsa në pyetjen se a mund të pritet miratimi i Ligjit të ri penal në të ardhmen e afërt, Zharko Haxhizafirov nga Qendra për Hulumtime dhe Analiza Juridike theksoi se pas mbylljes së tekstit do t’i dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë, nga atje në Qeveri dhe se në më pak se një muaj, në tetor pritet finalizimi i tekstit.

Për sa i përket pyetjes që ka të bëjë me veprën penale të shfuqizuar “keqpërdorimi gjatë prokurimit publik” dhe çfarë do të ndodhë me ata që aktualisht abuzojnë me prokurimin publik dhe nëse ka nene sipas të cilave prokuroria mund t’i ndjekë ata, përgjigja ishte se prokuroria mund të veprojë sipas sipas nenit 353, megjithatë, dënimet që parashikohen janë dukshëm më të ulëta, kryhen sipas procedurës së shkurtuar, hetimet nuk bëhen në prokurori, gjyqtari individual gjykon dhe bëhet fjalë për një krim të lehtë ndryshe nga më parë. 

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy