Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: VMRO nuk dëshiron Referendum, por bën kampanjë politike

Shkup, 19 Shtator – I ftuar në emisionin Click plus në Tv21, zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka folur edhe për iniciativën e VMRO DPMNE për të mbajtur Referendum për marrëveshjen e fqinjësisë së mirë me Republikën e Bullgarisë.

 

“Nuk jam i bindur se VMRO-DPMNE-ja dëshiron Referendum, mendoj se kjo është vetëm një nga fushatat e tyre politike për të qenë aktuale. E shihni, iniciativa nuk kishte arritur ende në Kuvend, ata dolën në një konferencë për media duke i kërkuar Xhaferit të mos e refuzojë, imagjinoni se nuk ka arritur ende, duke e ditur se do të refuzohet, se nuk është në përputhje me kushtetutën. Pra, mendoj se as ata nuk duan referendum”, tha zëvendës kryeministri Artan Grubi.

Grubi: Nuk do të ketë rikonstruim të Qeverisë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, Artan Grubi në Click Plus deklaroi se nesër në seancën e cila pritet të mbahet do të shqyrtohet dorëheqja e ministrit për Pushtet Lokal, Goran Milevski.

Ai tha se nuk do të ketë rikonstruim brenda Qeverisë nuk ka të paralajmëruara.

Pohoi se nuk do të ketë as ndonjë ndryshim resorësh mes LSDM-së dhe Alternativës ose me BDI-në.

Grubi: Opozita shqiptare të distancohet nga Levica dhe VMRO

“VMRO, Levica, Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa janë të koordinuara në Parlament.

E shihni, populli nuk i votoi këta deputetë që të bojkotojnë punën e parlamentit.

Kemi ligje të rëndësishme për të miratuar, njëri prej tyre është 100 milionë euro për rrymën, në këtë krizë po bojkotojnë, këshilla më e mirë për opozitën shqiptare është të distancohen nga politikat e VMRO DPMNE-së dhe Levica”, tha Grubi.

Grubi: VMRO ushtron diktat ndaj deputetëve dhe kryetarëve të komunave nga kjo parti!

Artan Grubi tha se VMRO-DPMNE-ja e ka centralizuar pushtetin e saj dhe dikton 44 deputetët e saj në Kuvend dhe kryetarët e komunave që udhëhequra prej saj. Por, sipas Grubit, VMRO-së nuk i eci me Qytetin e Shkupit, ku kryetarja Arsovska bëri oponencë dhe doli haptazi kundër këtyre diktateve.

“Detyrohen 44 deputetë të nënshkruajnë deklarata të motorizuara që nuk do të votojnë ndryshimet në Kushtetutë me imponim nga partia dhe kryesia. Edhe kryetarët e komunave janë të centralizuar drejtpërdrejt nga partia qendrore në Shkup, ku në fakt hasi në një rezistencë ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit. Në shumicën e udhëhequra nga opozita ka problem të llojit të Shkupit.”- tha Grubi.

Grubi: Kemi marrëdhënie të shkëlqyera si me LSDM-në, po ashtu edhe me Alternativën

Artan Grubi, thotë se raportet mes partnerëve të koalicionit qeveritar janë stabile.

Sa i përket bashkëpunimit me “Alternativën”, Grubi tha se bashkëpunimi është i shkëlqyeshëm.

“Javën e kaluar jam takuar me kryetarin e “Alternativës”, Afrim Gashi, ndërsa me ministrat e kësaj partie, Admirim Aliti dhe Bekim Sali bashkëpunojmë shkëlqyeshëm”, u shpreh Grubi në emisionin Click plus.

Grubi: As BDI-ja e as LSDM-ja nuk qëndrojnë pas Arsovskës

Artan Grubi duke folur për ngjarjet e fundit në Qytetin e Shkupit, tha se as BDI-ja e as LSDM-ja nuk qëndrojnë pas Arsovskës, por janë shpifje të të VMRO-së. Ai shtoi se VMRO-ja në vend që të merret me skandalet e tenderëve miliona eurove, merret me çështje nëse kryetarja ka kredibilitet apo jo.

“BDI-ja nuk qëndron prapa Danella Arsovskës, di sigurt që edhe LSDM-ja nuk qëndron pas saj dhe nuk kam pasur asnjë komunikim apo takim me kryetaren e Qytetit të Shkupit, gjë që u fol nga opozita. Nuk flitet për tenderin edhe 130 milionë eurove, por merren me kredibilitetin e kryetares”- tha Grubi.

Grubi kritikon VMRO-DPMNE-në: Politikat e VMRO-DPMNE-së nuk kaluan te Danela Arsovska

“Të gjithë kryetarët e komunave nga VMRO DPMNE duhet të marrin miratim nga kryesia e partisë për çdo vendim, gjë që nuk ka ndodhur me Arsovskën. Sa i përket këshilltarëve të BDI-së, ata janë opozitë në qytetin e Shkupit, nuk janë me Danela Arsovskën”, tha Artan Grubi sotme në emisionin “Click Plus”.

Related posts

Zbulohet ilaçi kundër koronavirusit , në Angli nis përdorimi

D V

LSM do të prganizojë grevë të përgjithshme nëse nuk realizohet rritja lineare e pagave

Xh M

“Ditët e Filmit shqiptar”, për herë të parë në Maqedoninë e Veriut

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More