Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi takoi ambasadoren amerikane, Aggeler: Sukseset e vendit tonë janë të përbashkëta me SHBA

Shkup, 5 Dhjetor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi sot ka takuar ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Angela Aggeler, të cilës i ka dëshiruar rikthim të suksesshëm në vendin tonë në misionin e ri diplomatik.

Në këtë takim, Grubi dhe Aggeler kanë diskutuar mbi nevojën e ndryshimeve kushtetuese, integrimin e vendit në Bashkimin Europian, reformat në vend, situatën politike si dhe procesin e vetingut.

Ndryshimet kushtetuese janë vlerësuar si të një rëndësie të veçantë për faktin se janë kusht për vazhdimin e rrugës europiane. Në takim u vlerësua se vendi nuk ka kohë për të humbur.

Integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian është garanci shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin në këtë pjesë të Evropës dhe SHBA-të si aleat të Maqedonisë së Veriut, vazhdojnë të tregojnë përkrahjen e tyre për përfundimin e procesit integrues.

Çdo sukses i vendit tonë është arritur në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Funksionimi i koalicionit qeveritar u vlerësua cilësor dhe Grubi theksoi se rruga europiane kërkon një front të përbashkët të të gjitha forcave progresive, derisa SHBA-të mbeten të përkushtuara fuqishëm në mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në rrugën e reformave për të mundësuar një demokraci funksionale dhe të qëndrueshme.

Gjatë takimit është diskutuar edhe për propozimin e vetingut që duhet të përfshijë të gjithë, që nga figurat politike, gjykatësit, dhe prokurorët si formë e luftës kundër korrupsionit dhe veprim që garanton kontroll thelbësor të funksionerëve para se të zgjidhen në detyrë.

Grubi u shpreh mirënjohës dhe falënderues për ndihmesën dhe përkrahjen amerikane për barazinë, demokracinë dhe integrimin e vendit tonë në tri dekadat e fundit.

Related posts

Edhe shtatë automjete të reja si donacion për MPB-në nga Republika Çeke (Foto)

Z.H

Serwer: Situata në Veri mund të eksaloj në konflikt të armatosur, mund të ketë pasoja edhe në Maqedoni

Xh M

Najçevska: Apasiev dhe Krmov duhet të përfundojnë në burg pasi mbështetin krimet ruse

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More