Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi priti në takim ambasadorin e ri britanik, Matthew Lawson

Shkup, 21 Shtator – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe Ministër për Sistemit Politik dhe Marrëdhënieve Ndërmjet Bashkësive, z. Artan Grubi, sot ka pritur në takim Matthew Lawson, ambasador i ri i Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

 

Fillimisht, Grubi i dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e ri si dhe shprehu ngushëllimet e tij me rastin e vdekjes së mbretëreshës Elizabeta e II-ë.

Në takim u konfirmua miqësia mes dy vendeve si dhe vazhdimësia e bashkëpunimit në sferën ekonomike, në mbrojtje si vende partnere të NATO-s, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si dhe në proceset reformuese.

Ambasadori Lawson uroi Grubin për ecurinë e procesit integrues të vendit dhe fillimin e negociatave me BE-në, duke theksuar se do të vazhdojë mbështetja nga Mbretëria e Bashkuar për realizimin e synimeve strategjike siç është anëtarësimi i plotë në Bashkimin Europian.

Në takimin me ambasadorin Lawson u konstatua se politikat e fqinjësisë së mirë japin rezultate dhe hapin perspektiva të reja jo vetëm për vendin por edhe për mbarë rajonin dhe se Qeveria është e fokusuar në sigurimin e një jete më të mirë për qytetarët përmes zbatimit të vlerave europiane.

Në lidhje me ndryshimet kushtetuese, u tha se të gjitha subjektet politike në vend duhet të tejkalojnë interesat partiake për të realizuar plotësisht qëllimin strategjik – anëtarësimin e plotë në BE, që është e vetmja rrugë e drejtë nga e cila nuk ka kthim prapa.

Gjithashtu, u bisedua edhe për sfidat në fushën e energjisë dhe për çështje të tjera aktuale nga rajoni e bota të shkaktuara nga Pandemia dhe lufta në Ukrainë.

Related posts

Trupat e të vdekurve në fatkeqësinë e autobusit do të sillen të premten me aeroplan

D V

Maqedoni: Në zgjedhjet lokale do të mund të votojnë 1.824.864 qytetarë

D V

Ohri edhe këtë verë pa plazhe të rregulluara, Struga me plazhe të reja

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More