Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi në Tiranë në Konferencën për 50 vjetorin e Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe

Shkup, 10 nëntor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka qenë pjesëmarrës në Konferencën jubilare në nderë të 50 vjetorit të Kongresit të drejtshkrimit të gjuhës shqipe që u mbajt në Tiranë nën organizim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

 

“Unifikimi i gjuhës shqipe ishte i rëndësisë jetike edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, sepse u vendos si standard i përgjithshëm i përdorimit që vlente edhe për ne. Gjuha shqipe ka rëndësi do të thosha dy dimensionale: I pari është dimensioni kulturor e shpirtëror pasi që kjo gjuhë flitet nga mbi 30 % e popullsisë në mënyrë aktive dhe dimensioni i dytë është ai shoqëroro politik, pasi që gjuha shqipe është zyrtare në nivel lokal dhe qendror. Me ndryshimet e fundit të Ligjit të gjuhëve, gjuha shqipe vihet në përdorim të plotë zyrtar në të gjitha nivelet, përfshirë presidencën, Kuvendin dhe Qeverinë”, ka theksuar mes tjerash Grubi.

Ai tha se kemi formuar edhe institucione që kujdesen për zbatimin e gjuhës shqipe, siç është Agjencia për Zbatimin e Gjuhëve, Inspektorati shtetëror i Gjuhës si dhe Instituti për Trashëgimi Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

“Televizioni dhe radio shtetërore emetojnë program 24 orë në ditë vetëm në gjuhën shqipe, ndërsa gjuha jonë përdoret edhe në dokumentet e identifikimit, proceset zgjedhore, pushtetin gjyqësor e kështu me radhë”, ka thënë Grubi.

“Jemi me fat sepse kemi një veçanti nga të gjitha trojet tjera shqiptare, nga Lidhja e Prizrenit, tek Kongresi i Manastirit dhe deri te pavarësia e Vlorës. Në këtë mënyrë Maqedonia e Veriut vendoset në hartën e tre ngjarjeve më të rëndësishme historike kombëtare”, ka theksuar tutje zëvendëskryeministri i parë.

Ai shtoi se në Manastir kemi ngritur një institucion kombëtar, Muzeun e Shtëpisë e Alfabetit që financohet nga buxheti i shtetit.

“Tek ne, 22 nëntori është ditë feste shtetërore për ne si dhe ndajmë çmim shtetëror Kongresi i Manastirit”, u shpreh Grubi ku falënderoi presidentin Begaj dhe Akademinë për organizimin e këtij eventi shumë të rëndësishëm.

Related posts

Personeli mjekësor në spitalin e Tetovës do të mbajë greva çdo ditë nga gjysmë ore

Z.H

Jotov: Shkupi sa më parë të përfundojë me procesin e ndryshimeve kushtetuese

Xh M

Në KSHZ kanë arritur 23 ankesa për rezultatet e zgjedhjeve

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More