Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: Me ndryshimet në Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme

Shkup, 11 shtator – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi i ftuar në emisionin “Klan Debat” në Klan Macedonia, tha se me Kodin Penal zgjerohet hapësira për sekuestrim të pasurisë së paligjshme.

“Propozim ligji për Ndryshimin e Kodit Penal erdhi me flamur europian, isha dhe unë present ndërsa u udhëhoq nga kryeministri. Me Kodin Penal bëhet zgjerim më i madh i hapësirës për sekuestrim të pasurisë së paligjshme, që është fituar përmes korrupsionit, është në përputhje me ligjet europiane dhe nuk ka asgjë për tu debatuar. Më shumë po diskutohet për nenin 353, nen i vendosur dikur për të pasur frikësime e presione i vendosur nga një ish-ministër. Më mirë të kemi dënime më të vogla dhe efektive, me sekuestrim pasurie, se sa të gjata dhe pa asnjë efekt”, deklaroi Grubi.

Related posts

Gërkovska: Pjekuri demokratike në periudhën zgjedhore dhe të dimë të dallojmë aktivitetet partiake dhe shtetërore

Xh M

Skandali në Onkologji huton qytetarët  – S’ka detaje nga Prokuroria për hetimet

Xh M

Mariçiq: Jo ndryshime ligjore, por nevojitet dinamikë ku i gjithë procesi për dhënien e pasaportave do të përfundonte këtë verë

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy