Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: Jam i hapur për të takuar tifozët e të FC Shkupit dhe të Shkëndijës

Shkup, 15 shtator – Zëvendëskryeministri Artan Grubi, në një intervistë për TV21 tha se ai është i hapur të takoj tifozeritë e të dyja klubeve, si të FC Shkupit, po ashtu edhe të Shkëndijës. Ai tha se duhet të kontribuojmë në marrëdhënie të shkëlqyera dhe vëllazërore të këtyre dy klubeve shqiptare.

 

“Jam i hapur t’i takoj tifozët e të dyja klubeve, jo vetëm ato, por edhe tifozë të tjerë, në mënyrë që të kontribuojmë në marrëdhënie të shkëlqyera vëllazërore midis këtyre tifozëve për arsye se sportit dhe publikut nuk i nevojiten tensione. Përkundrazi, të gjithë njerëzit që vizitojnë stadiumet shkojnë aty për të kaluar mirë”- tha Grubi.

Nga ana tjetër Grubi tha se i vjen keq që këtë fundjavë nuk mund të marri pjesë në përballjen e këtyre dy skuadrave në Tetovë.

“Jo, nuk jam këtu dhe më vjen keq, sepse me gjithë qejf do kisha dashur të merrja pjesë, siç kam marrë pjesë edhe në sezonin e kaluar, në veçanti kur Shkëndija u shpall kampione”- tha Grubi.

Related posts

Sali: Çdo dit kemi nga 300 të infektuar, virusi ende ekziston

Z.H

Kërkesat e Bullgarisë, pjesë e kornizës së negociatave

Xh M

Ziberi: Pres hetim të shpejtë dhe të plotë mbi tragjedinë në Tetovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More