Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi – Geer: Ndryshimet kushtetuese, çelës i vazhdimit të rrugës evropiane

Shkup, 2 nëntor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian në vend, ambasadorin Dejvid Gir.

 

Në takim, siç kumtuan nga kabineti i Grubit, është diskutuar mbi Shpalljen për përkrahje të Organizatave Joqeveritare, si mbështetje kjo që vazhdon nga ana e Qeverisë. Procesi, paralajmërojnë, do jetë shumë transparent pasi që në të janë përfshirë përfaqësues nga disa institucione si dhe nga Këshilli për përkrahje të organizatave joqeveritare, ndërkohë që janë ftuar edhe përfaqësues nga Bashkimi Evropian për të marrë pjesë në gjithë procesin përzgjedhës.

“Nevoja e ndryshimeve kushtetuese me qëllim të hapjes së diskutimit për të ardhmen evropiane të vendit, ishte gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe Girit por edhe vendimet që në periudhën në vazhdim duhet të merren në Kuvend me një konsensus politik dhe social nga të gjithë aktorët politikë dhe shoqërorë”, qëndron në kumtesën e kabinetit të Grubit.

Grubi dhe Gir kanë biseduar edhe për ngjarjet e brendshme politike në vend, me fokus rrjedhat evropiane dhe integrimin si dhe për ecurinë e suksesshme të procesit të skriningut dhe realizimin e reformave.

Related posts

Pushteti e lëshon “grepin”, tenton të kap mediat me para të qytetarëve!

I.A

Petrovska në Lubjanë në takime me Sharec dhe Pahor

Z.H

Talat Xhaferi në kryesinë e BDI-së, Shasivari: Nuk është problem, është anëtar jo funksionar

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More