Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi- Filipidu: Rruga evropiane kërkon një front të përbashkët dhe duhet të përkrahet nga të gjitha forcat progresive

Shkup, 24 nëntor – Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadoren e Republikës së Greqisë, Sofia Filipidu të cilës i ka dëshiruar sukses në mandatin e ri.

 

Në takim u bisedua rreth ndryshimeve kushtetuese, integrimin në Bashkimin Evropian, koalicionin qeverisës, zbatimin e Marrëveshjes së Prespës si dhe situatën në rajon.

Ndryshimet kushtetuese janë vlerësuar si të domosdoshme për faktin se janë kusht për vazhdimin e rrugës evropiane.

Grubi vlerëson se duhet të shqyrtohen të gjitha mangësitë që ka Kushtetuta dhe në këtë proces të gjerë konsultativ të përfshihen ekspertë konstitucionalist, mediat, shoqëria civile, partitë politike dhe profesorët universitar.

Siç theksohet në kumtesë, integrimi i mëtejshëm i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian është garanci shtesë për stabilitetin dhe prosperitetin në këtë pjesë të Evropës dhe Greqia vazhdon të jap përkrahjen e saj për përfundimin e procesit integrues.

Funksionimi i koalicionit qeveritar ka qenë gjithashtu pjesë e bisedës mes Grubit dhe ambasadores Filipidu, derisa është theksuar se rruga evropiane kërkon një front të përbashkët i cili duhet të përkrahet nga të gjitha forcat progresive.

“Greqia është e përkushtuar fuqishëm në mbështetje të Republikës së Maqedonisë së Veriut nëpërmjet të zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Prespës”, thuhet në kumtesë.

Gjatë takimit është diskutuar edhe situata në rajon, me ç’rast Grubi ka përshëndetur marrëveshjen e arritur midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel duke theksuar nevojën imediate për njohje të ndërsjellë si zgjidhja e vetme e mundshme e kontestit.

Related posts

Dajmel: Vetoja bullgare kërcënon të gjithë projektin evropian të Ballkanit

Xh M

Mihajlloviq: Nevojitet tubacion i naftës deri në Shkup me dy degë, Selanik dhe Durrës

Z.H

Shalenberg nesër për vizitë zyrtare në Shkup

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More