Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: Faleminderit deputetëve që votuan sot pro ndërtimit më të lirë dhe më të shpejtë të korridoreve

Shkup, 26 maj – Zëvendës kryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi ka përshëndetur sot miratimin e ndryshimeve të ligjeve që mundësojnë ndërtimin më të shpejtë dhe më të lirë të korridoreve 8 dhe 10D.

Grubi ka falënderuar deputetët që me votën e tyre u rreshtuan sot në anën e drejtë dhe nuk lejuan vazhdimin e sagës dashakeqëse të atyre që për pikë të ulëta politike nuk kursyen gjë pa thënë e nuk lanë gjë pa bërë për të bllokuar realizimin e investimit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit.

Ai në postimin e tij, ka ripërsëritur shprehjen “Pushka top iu bëftë, por kjo S’NDALET” që shpreh përkushtimin e Qeverisë së vendit për të realizuar korridoret që janë shteg drejt horizontit të ri të zhvillimit ekonomik të vendit, edhe përkundër të gjitha obstruksioneve dhe dezinformatave të plasuara në opinion.

Siç pata thënë: Pushka top ju bëftë por kjo punë S’NDALET! Kuvendi i miratoi të gjitha ligjet për ndërtim më të shpejtë dhe më të lirë të Korridorit 8 dhe 10-D! Faleminderoj deputetët dhe qytetarët për mbështetjen e madhe ndaj projektit më të madh në historinë e vendit!—————————Како што и реков: пушката топ нека им стане, но оваа работа НЕ ЗАСТАНУВА!Собранието ги изгласа сите закони за побрза и поевтина изградба на Коридорот 8 и 10-Д!Им благодарам на пратениците и граѓаните за големата поддршка на најголемиот проект во историјата на државата!

Posted by Artan Grubi on Friday, May 26, 2023

Related posts

Taravari thotë se nuk ka çfarë të ndajë me Selën: Partia nuk ka prona, zyrat i kemi me qira

Xh M

LSDM: Me ne rroga mesatare arriti në 40 mijë denarë, me VMRO ishte 22 mijë denarë

Xh M

Sanksionohen 167 shoferë në Shkup, 42 për tejkalim shpejtësie

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy