Agjencia Zhurnal.mk.

Grubi: Destinacioni i të gjithëve sonte duhet të jetë Teatri Shqiptar i Shkupit

Shkup, 21 nëntor – Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, njëherë edhe Ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive nëpërmes një statusi ka bërë thirrje që sonte të gjithë si destinacion final ta kenë Teatrin Shqiptar të Shkupit në të cilin do të jepet shfaqja “Armiku i Popullit”.

 

Ky organizim ka mbështetjen e Ministris për Sistem Politik në vigjilje të festave të Nëntorit.

Sipas Grubit, shfaqja “Armiku i Popullit” është shfaqje fantastike dhe në Shkup do të vijë nga kasta e aktorëve të Teatrit të Tetovës.

Postimi i plotë:

Destinacioni i të gjithë ne sonte duhet të jetë Teatri Shqiptar i Shkupit. Në ora 19:00, do të jepet shfaqja fantastike, “Armiku i Popullit”, që vjen në kuadër të Festivalit Teatri Kombëtar “Moisiu” që organizohet në vigjilje të festave të Nëntorit.

“Armiku i popullit” është një nga veprat më të njohura të Henrik Ibsenit, e shkruar në vitin 1882. Në Shkup, kjo shfaqje vjen nga kasta e aktorëve të Teatrit të Tetovës.

Regjisor i veprës është Arben Kumbaro, kurse në skenën gjigante të Teatrit Shqiptar të Shkupit do të zbresin aktorët:

-𝑨𝒓𝒔𝒊𝒎 𝑭𝒂𝒛𝒍𝒊𝒋𝒂, 𝑩𝒍𝒆𝒓𝒊𝒎 𝑰𝒔𝒎𝒂𝒏𝒊, 𝑷𝒆𝒕𝒓𝒊𝒕 𝑵𝒆𝒛𝒊𝒓𝒊, 𝑬𝒍𝒎𝒆𝒅𝒊𝒏𝒂 𝑨𝒉𝒎𝒆𝒕𝒊, 𝑺𝒉𝒆𝒒𝒆𝒓𝒊𝒆 𝑰𝒍𝒂𝒛𝒊, 𝑴𝒖𝒛𝒂𝒇𝒆𝒓 𝑬𝒕𝒆𝒎𝒊, 𝑨𝒓𝒈𝒋𝒆𝒏𝒅 𝑯𝒂𝒔𝒂𝒏𝒊, 𝑩𝒆𝒓𝒂𝒕 𝑺𝒂𝒍𝒊𝒖, 𝑺𝒂𝒎𝒊 𝑴𝒖𝒔𝒕𝒂𝒇𝒂, 𝑨𝒍𝒊 𝑸𝒆𝒓𝒊𝒎𝒊, 𝑺𝒉𝒑𝒆̈𝒕𝒊𝒎 𝑩𝒆𝒂𝒅𝒊𝒏𝒊, 𝑯𝒂𝒔𝒊𝒎 𝑴𝒆𝒎𝒊𝒔𝒉𝒊 – 𝑺𝒐𝒑𝒊, 𝑬𝒓𝒎𝒂𝒍 Ç𝒂𝒏𝒈𝒂, 𝑩𝒆𝒌𝒊𝒎 𝑱𝒂𝒉𝒊𝒖, 𝑨𝒓𝒍𝒊𝒏𝒅 𝑺𝒆𝒍𝒊𝒎𝒊, 𝑱𝒆𝒕𝒎𝒊𝒓 𝑨𝒓𝒊𝒇𝒊 dhe 𝑨𝒍𝒕𝒓𝒊𝒎 𝑴𝒂𝒎𝒖𝒕𝒊.

Festivali “Moisiu”, në Shkup ka filluar rrugëtimin më 16 dhe do të përfundojë më 27 nëntor, në mbështetje të Ministrisë për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive.

Related posts

Cërvenkovski: Nuk do ta barazoja Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshjen e miqësisë dhe bashkëpunimit me Bullgarinë

D V

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

R Zh

Fishkëllima dhe duartrokitje për Pendarovskin në Galicnik

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More