Agjencia Zhurnal.mk.

Gruaja që lindi nën urë në Prilep është 30 vjeçare dhe ka 10 fëmijë, të gjithë me partnerë të ndryshëm

Prilep, 16 nëntor – Në gjendje të mirë shëndetësore janë edhe foshnja edhe nëna e cila pardje lindi fëmijë nën një urë në Prilep, informojnë nga Spitali Gjinekologjik, përcjellë Zhurnal.

 

Përndryshe bëhet fjalë për një grua e pastrehë e cila ka jetuar nën urrën “Dimo Urdhëruesi” në Prilep, ku edhe ka lindur.

Natasha Jovanovska, e punësuar në spitalin e Prilepit, thotë se gruaja është në moshën 30 vjeçare ndërsa kjo ka qenë foshnja e saj e 10të me radhë, dhe që të gjithë me partnerë të ndryshëm. Ajo informon se foshnjen e parë kur e ka lindur, e kishte lënë në Bit Pazar të Shkupit, ndërsa fëmijët tjerë janë nën përkujdesje të institucioneve shtetërore.

Për këtë rast është njoftuar edhe kabineti i kryetarit të komunës së Prilepit, prej ku thonë se do të ndërmarin masa për rastin.//Zhurnal.mk

Related posts

Kthesë në rastin “Monstra”, të enjten prezantohen provat e Fejzi Azirit

I Z

Grubi: Po bisedojmë me deputetë të opozitës, besoj se do t’i mbështesin ndryshimet kushtetuese

Z.H

Azeski me katër pyetje para fillimit të debatit për draft reformën tatimore

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More