Agjencia Zhurnal.mk.

Gruaja ndez cigaren në aeroplan, pohon se “kishte kaluar një ditë të gjatë”

Një grua u nxor jashtë nga fluturimi pasi ndezi një cigare dhe filloi të pinte duhan kur aeroplani u ul në pistë.

 

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, videoja e cila u ngarkua në TikTok nga @beatrixtrifonova të shtunën (28 gusht), tregon një grua e cila ishte ulur në sediljen e saj të aeroplanit duke pirë duhan, derisa udhëtarët e tjerë në fluturimin e Spirit Airlines mbesin të shokuar.

Pas këtij veprimi dikush fillon të kollitet derisa një tjetër person pohon se është i sëmurë nga astma.

E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Florida të SHBA-së, te pista në Fort Lauderdale.

“Më falni? A mund të mos pini cigare tani?”, i drejtohet një pasagjer.

Spirit flights be like… ##flight ##spirit

♬ original sound – Beatrix Trifonova https://www.tiktok.com/embed/v2/7000356789673807110?lang=en-US

Ndërkohë, gruaja e cila po pinte cigare, iu përgjigj personave në bord duke murmuritur se “kishte pasur një ditë të gjatë”. 

Related posts

Vetëm për më të guximshmit, në New York hapet rrokaqielli që katër katet e fundit i ka të ndërtuar vetëm nga xhami

D V

Dy paraglajdistë përplasen në ajër dhe bien në det, gjatë një festivali të lojërave ajrore në Turqi

D V

Qeni paraqitet në ekran gjersa jepej parashikimi i motit, videoja bëhet virale në internet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More