Agjencia Zhurnal.mk.

Gruaja kanoset nga bashkëshorti i cili jeton jashtë shtetit, detyrohet që me fëmijët të dalë nga shtëpi

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një grua në Suharekë ka raportuar se bashkëshorti i saj, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

Rasti ka ndodhur të mërkurën në Suharekë, në ora 17:40.

“Viktima femër kosovare ka raportuar se bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull  kosovar, i cili jeton jashtë shtetit, në vazhdimësi ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. I dyshuari më datë 12.07.2023 e ka telefonuar viktimën dhe ka kërkuar nga ajo që të dalë nga shtëpia dhe po ashtu e ka kanosur”, thuhet në raport.

Viktima së bashku me dy fëmijët e saj ka shkuar tek prindërit e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet.

Related posts

Përleshje me armë në Çair, ka të arrestuar e të lënduar

Xh M

Bastisje në Shtip, gjendet drogë – arrestohen dy persona

D V

Arrestohen dy vjedhës në Prilep, kapen në flagrancë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy