Agjencia Zhurnal.mk.

Gruaja e Dustin Poirier nuk ngurroi t’ia tregonte gishtin e mesit McGregorit që po qëndronte i shtrirë në dysheme

Bashkëshortja e Dustin Poirier nuk hezitoi t’i tregonte gishtin e mesit Conor McGregorit që po qëndronte i shtrirë në dysheme shkaku i lëndimit të pësuar.

 

Në UFC 264, irlandezi pësoi humbje nga amerikani, pasi nuk mund të vazhdonte më takimin, shkaku që pësoi lëndim në kyçin e këmbës.

Derisa McGregor e filloi me fyerje ndaj saj, kjo e fundit nuk ngurroi t’i afrohej dhe t’i tregonte gishtin e mesit, gjersa po qëndronte i shtrirë në dysheme.

“Gruaja juaj është në mesazhet e mia. Hej bebe, më godit përsëri. Unë do të bisedoj me ty më vonë, do të jem në festën tënde, festën e natës Wynn”, kishte thënë irlandezi.

Nga këto fjalë edhe pasoi gishti i mesit nga bashkëshortja e Poirier, që më pas u largua duke qeshur me ironi në drejtim të McGregorit.

Related posts

Luis Suarez flet hapur për herë të parë se si ishte afër t’i bashkohej Arsenalit, por kush e ia ndërroi mendjen

D V

Osmani: Majlinda është Kosova, për ne mbetet kampione olimpike e përhershme

D V

Zyrtare: Javier Pastore dhe Roma ndajnë rrugët e tyre

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More