Agjencia Zhurnal.mk.

‘Grifshë’! Felaj i kërkon ndjesë Tabakut për fyerjen

Nënkryetarja e Parlamentit, Ermonela Felaj, i ka kërkuar ndjesë deputetes së PD, Jorida Tabaku.

 

Pas rinisjes së seancës plenare, e kërkoi fjalën kryetari i Grupit Parlamentar të PD z. Alibeaj. Ai kërkoi që kryesuesja e seancës të kërkojë ndjesë ndaj zonjës Tabaku për shkak të fyerjes që i bëri në publik nga folësja e kryesueses së seancës.

Mirëpo sërishmi Felaj e refuzoi këtë kërkesë duke akuzuar znj. Tabaku që e vodhi fjalën edhe pse në fakt ishte znj. Felaj që ia dha fjalën për procedurë.

Megjithëse znj. Felaj tentoi të riniste seancën fjalën e kërkoi Flutura Açka e cila i kërkoi kryesueses së seancës për të kërkuar ndjesë. Një kërkesë që u përsërit dhe nga Ferdinand Xhaferraj.

Pas kaq kërkesave znj. Felaj kërkoi të justifikohej duke kërkuar ndjesë dhe duke aluduar se znj. Tabaku e rrëmbeu fjalën.

Related posts

Shqipëria, një pikë rënie në Indeksin e Korrupsionit të Transparency International

D V

Rama: Sot hyrja falas në të gjithë muzetë dhe parqet arkeologjike

D V

Çmimet e larta rrisin të ardhurat buxhetore në Shqipëri, 26 për qind më shumë në dy muaj

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More