Agjencia Zhurnal.mk.

Griezmann mund të zëvendësojë Ronaldon te Juventusi

Sulmuesi i Barcelonës, Antoine Griezmann po lidhet si pasues i Cristiano Ronaldo te Juventusi nëse portugezi largohet këtë verë.

 

E ardhmja e Ronaldo mund të kushtëzojë atë të Griezmann ose kjo është ajo që Barcelona po konsideron, të paktën.

Sipas gazetës katalunase Sport, drejtuesit e Barcelonës, të zhytur në procesin e mundimshëm të uljes së pagave në skuadrën e parë, besojnë se, nëse portugezi largohet, Juventusi do të ishte i gatshëm të përballonte Griezmannin.

Megjithatë, kalimi i sulmuesit francez në Allianz Stadium nuk do të ishte një blerje e menjëhershme, por një huazim me mundësi blerje në fund të sezonit.

Me një kontratë deri në vitin 2022, Ronaldo është vendosur në orbitën e PSG-së ditëve të fundit, ndërsa është lidhur edhe më një kalim te Manchester City.

Klubi francez, me të ardhmen e Kylian Mbappes në ajër, nuk përjashton transferimin e portugezit, ndërsa te PSG, Ronaldo po shihet si pasues i Sergio Agueros së larguar.

Në zyrat e klubit Camp Nou do të pritej mirë largimi i Griezmann drejt Juves, pasi do të amortizonte një vit më shumë të kontratës së tij, e cila skadon më 30 qershor 2024 dhe do të largonte nga librat financiar vjetor një pagë prej rreth 20 milionë eurosh.

Tani për tani, sulmuesi po stërvitet normalisht dhe natyrshëm dhe do të jetë një nga pjesëmarrësit në përgatitjet para-sezonale, si dhe pritet të ketë minuta në miqësoren kundër Gironas.

Related posts

Tottenham i bashkohet garës për transferimin e Pjanic

Z H

Reali luan ndaj Osasunas për ta marrë kreun e tabelës – formacionet zyrtare

D V

Juventusi konsideron shqiptarin Igli Tare si drejtor të ri sportiv

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More