Agjencia Zhurnal.mk.

Griezmann drejt Atletico Madridit, Barcelona e zëvendëson me Luuk de Jong

Antoine Griezmann ka arritur marrëveshje për kushtet personale me Atletico Madridin dhe kanë mbetur të sqarohen disa detaje ndërmjet Los Rojiblancos dhe Barcelonës për kompletimin e marrëveshjes.

Gjithçka është në fazat finale. Lajmin e konfirmon edhe L’Equipe, që pret kalimin e Griezmann te Atletico.

Barcelona po punon me shpejtësi të plotë për të nënshkruar me një qendërsulmues.

Tani për tani opsioni kryesor është Luuk de Jong.

Barca po negocion me Sevillan, ku bisedimet filluan sot pasdite, pas kërkesës së Ronald Koeman.

Kushti kryesor për ardhjen e holandezit është largimi i Griezmann.

Klubi i Barçës ka mbyllur tre operacione gjatë gjithë ditës. Shitjet e Ilaix dhe Emerson në Leipzig dhe Tottenham, respektivisht, dhe huazimi i Rey Manaj në Spezia.

Related posts

Gjermania mund të ketë gjashtë klube në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm

D V

Garë mes tre klubeve londineze për Dominic Solanken

D V

Ronaldo merr një dënim ‘qesharak’ për shkak të kartonit të kuq dhe tentativës për të goditur gjyqtarin

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy