Agjencia Zhurnal.mk.

Grida Duma tregon përballjen e parë me moderimin, pas largimit nga politika

Grida Duma, e ftuar mbrëmjen e sotme në “Goca dhe Gra”, ka treguar përballjen e saj të parë me botën e televizionit dhe moderimin.

Ajo ka treguar se çdo gjë ndodhi shumë shpejt, megjithatë pjesa më e vështirë për të mbetet përfshirja në debate politike, gjë e cila për të është një sfidë.

“Nuk do të bëhem ndonjëherë plotësisht kolege në media por trendi i ri mund të thuhet me pak mungesë modestie e kemi krijuar nga politika në media. Por është një gjë që ndodh. Ndodhi gjithçka shumë shpejt, në mes të javës bëra deklaratën e lënies së mandatit dhe të hënën kam hyrë në emision. Lëvizja ishte e vështirë sepse në politikë shikohesh si një individ i cili duhet të qëndrosh me lidership të fortë duhet ët japësh qëndrime goditëse. Media kërkon tjetër lloj menaxhimi e argumentimi dhe vështirësia ime është që duhet të heq dorë nga mbajtja e qëndrimeve. Është bërë e personalizuar hapësira e komunikimit virtual. Këtë gjë e ka pësuar edhe politika, dëgjohet më shumë kush se sa çfarë.

Related posts

Sot mbush 81 vjeç, Veliaj nderon me “Medaljen e Mirënjohjes” aktorin e madh, Viktor Zhusti

Xh M

Kongresi i PS- Veliaj: Tirana, model i suksesshëm i qytetit agjent të zhvillimit ekonomik

Xh M

Koçiu: Do transformojmë qendrat shëndetësore. 17 struktura spitalore autonome deri në 2027

Xh M