Agjencia Zhurnal.mk.

Greqia nuk ka nevojë për Belerin dhe as ne

Nga Alba Malltezi

Është bërë çështja e ndalimit të Fredi Belerit, një shqiptar me identitete të ndryshme dhe një të kaluar të paqartë, një çështje qendrore në debate dhe diskutime. Gati përnatë. Në tavolinën time të punës mbaj përherë “Republikën” e Platonit. E hap shpesh dhe lexoj e rilexoj ato fjali të një logjike gjeniale e të një bukurie të rrallë njerëzore shkruar në shekullin e IV. Nga një grek.

Dhe mendoj: çfarë lidhje ka kjo mrekulli e mendjes dhe e shpirtit njerëzor, kjo pasuri e pamatë e gjithë botës me Fredi Belerin? Asnjë. Pastaj vij në koncertin e fundit në Air Arena të Nikos Vertis në kuadër të javës së Greqisë dhe mendoj për tingujt magjikë të Sirtakit të Mikis Theodorakis, pastaj më kalojnë në sytë e mendjes pamjet e Irene Papas krah Bekim Fehmiut, një Penelopë helene dhe një Odise shqiptar, madje më shqiptar se shqiptarët, një artist nga Kosova.

Ç’lidhje ka Greqia me Fredi Belerin? Ç’lidhje kemi ne në Shqipëri me të? Asnjë lidhje, asgjë.

Ndoshta është një njeri, një fenomen, që edhe Greqia edhe ne është mirë ta harrojmë, ta mbajmë larg vëmendjes tonë. Ata si grekë e ne si shqiptarë, nuk kemi asgjë të përbashkët me Fredi Belerin dhe të ngjashmit e tij. Këto njerëz e fenomene janë si ata gurët e rëndë që një notari ja lidhin në këmbë, kërkojnë ta zhysin e t’i ndalin lundrimin. Këto gurë shumë prej nesh duhet t’i heqin, t’i zgjidhin, pavarësisht se ka të tjerë, për interesa të vogla, të pamenduara ndoshta, për interesa inatçore apo polemike, i shtojnë e i shumëfishojnë.

Greqia nuk ka aspak nevojë për Fredi Belerin, as Himara dhe as ne sigurisht. Janë të tjera forca që nuk na përfaqësojnë, që ngulmojnë të ngrenë në sipërfaqe çështje dhe individë që nuk janë asgjë as për Greqinë dhe as për Shqipërinë.

Related posts

Partitë politike shqiptare në RMV, 34-ër vite tallen me popullin !

Redaksia

Përpjekje për të fshehur Berishën, pas “bashkimit”

Xh M

13 pyetje për krimin në Shën Vlash

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy