Agjencia Zhurnal.mk.

GRECO: Nga 23 rekomandime nga viti 2019, vetëm 13 janë zbatuar, Maqedonia është në “përputhshmëri të pamjaftueshme” me rekomandimet

Shkup, 19 prill – Grupi i shteteve kundër korrupsionit i Këshillit të Evropës (GRECO) në raportin e dytë të përputhshmërisë konstaton se Maqedonia ka zbatuar në mënyrë të kënaqshme 13 nga 23 rekomandimet nga raporti vlerësues, përcjell FLAKA.

Nëntë nga rekomandimet janë zbatuar pjesërisht, ndërsa një nuk është zbatuar fare. Bëhet fjalë për raportin nga raundi i pestë vlerësues i Maqedonisë, i cili ka të bëjë me “parandalimin e korrupsionit dhe promovimin e integritetit në pushtetin qendror dhe policinë”.

Sipas GRECO, Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit luan rolin më proaktiv në ofrimin e lidershipit në luftën kundër korrupsionit.

Related posts

Babai i Vanjës sillet para Gjykatës Themelore Penale

Xh M

Liderët vendosën, zgjedhje të dyfishta më 8 maj

Xh M

Estonia: Prezenca e Lavrovit në Shkup, “cirk”

Xh M