Agjencia Zhurnal.mk.

Grealish: Isha më i lirë tek Aston Villa

Ylli anglez, Jack Grealish ka dhënë disa komente lidhur me formën e tij te Manchester City dhe dallimet nga koha kur ishte tek Aston Villa.

100 milionëshi i Manchester City, Grealish ka folur për vështirësitë që po has te skuadra e Manchester City.

Lojtari, mes tjerash ka thënë se te skuadra e Aston Villa ai kishte më shumë hapësira dhe ishte më i lirë të vepronte sipas dëshirës së tij.

“Me gjasë nuk kam qenë duke luajtur në nivelin më të lartë të lojës sime, prej kur erdha te City, por mendoj se kam shfaqur shenja të mira”, ka thënë Grealish.

“Është komplet ndryshe nga mënyra se si ishte te Villa. Mendoj se te Villa ishte më i lirë”, shtoi anglezi.

Grealish i bashkohej skuadrës së Manchester City nga Aston Villa, për një rekord britanik në transferime (100 milionë funte).

Related posts

Klopp kërkon falje pas humbjes nga Evertoni

D V

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

D V

Pesë xhudistë e përfaqësojnë Kosovën në Evropianin e Xhudos në Zagreb, ndër ta edhe Akil Gjakova

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky