Agjencia Zhurnal.mk.

Gratë në “luftë” për mbijetesë nga meshkujt!

Shkup, 4 dhjetor – Për gratë flitet e diskutohet vetëm pas rasteve mortore, dhe si zakonisht rikthehet në fokus diskutimi për diskriminimin e tyre, padrejtësinë, e më e rënda edhe për vrasjet e tyre. Kjo është e tmerrshme dhe është në kundërshtim me gjitha parimet njerëzore. Dhuna në familje është shpeshtuar duke rrezikuar të shndërrohet në torturë të përditshme, kjo si pasojë e mos funksionimit të organeve përgjegjëse që duhet të garantojnë siguri për qytetarët. Rasti i fundit që ka ndodhur në Kosovë ka tronditur një rajon të tërë, vrasja e Liridona Ademajt, ku flitet për një rast inskenimi nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli, ish këshilltar i Behgjet Pacollit, është një tragjedi e vërtetë që nuk duhet të përfundojë pa u hetuar e zbardhur në tërësi. Tani dy fëmijët e vegjël të Liridonës duhet të vazhdojnë jetën me vrasësin e nënës së tyre. Gratë nga lufta për të drejta të barabarta të përfaqësimit të tyre në politikë e institucione po duhet të luftojnë për mbijetesë në këto vatra makabre ku jeta e njeriut merret pa u menduar dy herë. Nuk qëndron gjendja mirë as në Maqedoninë e Veriut, është kidnapuar një 14 vjeçare me ndihmën e prindit të saj i cili ka bashkëpunuar me grupin kidnapues, pas shtatë ditëve trupi i saj është gjetur i pajetë. Kjo nuk do shpjegim tjetër pos pasqyrës ku jetojnë vajzat dhe gratë, vriten e masakrohen nga më të afërmit e tyre. Mes tjerash, ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka publikuar shifra alarmante të rasteve të dhunës në familje. Për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 875 viktima të dhunës në familje, ku 678 prej tyre ishin gra, shkruan Zhurnal.

Dhuna në familje me shifra alarmante në Maqedoninë e Veriut –

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski ka publikuar shifra alarmante të rasteve të dhunës në familje. Për 9 muajt e parë të këtij viti, janë regjistruar 875 viktima të dhunës në familje, ku 678 prej tyre ishin gra. Në fushatën 16 ditë aktivizëm kundër dhunës në familje, ministri i Brendshëm tha se kjo është gjë pozitive ngaqë gratë çdo ditë e më shumë inkurajohen të raportojnë dhunën në familje.

Spasovski tha se deri para 5 vjetësh, vetëm 2% e grave që kanë përjetuar dhunë nga partneri, kanë denoncuar në polici incident serioz, duke potencuar se “dhuna në familje duhet të zgjidhet në familje”.

“Sa për ilustrim, në kontekst të përballjes së policisë me problemin e dhunës në familjes, duhet të potencohet se gjatë periudhës janar – shtator 2023 – në nivel të shtetit janë evidentuar 875 viktima të dhunës, prej të cilave 678 kanë femra, bashkëshorte, bashkëshorte jashtë martese, nëna, bija… Në këto tregues, për periudhën e njëjtë kohore duhet të shtohen edhe 295 viktima të dhunës gjatë konstatimit dhe sanksionimit të shkeljeve dhe 3.776 shkresa kundër anëtarëve të familjes, ku në 2.511 raste viktimat janë femra”, tha Spasovski, transmeton TV21.

Ndryshe, raste të shpeshta ndodhin në Maqedoninë e Veriut që fëmijë të mitur të gjinisë femërore zhduken, humbin, kidnapohen. Kjo në fakt ndodhë pikërisht sepse ka terren dhe mundësi të lehtë për të ndodhur këto gjëra. Por, nëse krahasojmë situatën dhe gjendjen e grave në Kosovë në RMV numri i vrasjeve është më i ulët.

Kur jemi te Maqedonia e Veriut, gati një javë e plotë është përballur i tërë vendi me tragjedinë ku një vajzë e mitur 14 vjeçare, Vanja Gorçevska, është kidnapuar dhe për fat të keq mbrëmë u gjet trupi i saj pa jetë. Gjithashtu është konstatuar se e mitura është marrë me automjet nga hyrja e banesës së saj dhe është konstatuar se është vrarë të njëjtën ditë (27.11.2023) rreth orës 10:00, informon Prokuroria.  

Kujtojmë që, Vanja Gorçevska, u zhduk të hënën në Shkup teksa po shkonte në shkollë. Menjëherë pas marrjes së raportimeve për personat e zhdukur policia ndërmori një sërë operacionesh për gjetjen e tyre. U krye bastijes në shtëpi dhe objekte të tjera në zonat e Shkup, Veles dhe Shtip, gjatë të cilave janë gjetur dhe konfiskuar telefona celularë, kompjuterë, vetura etj, janë zhvilluar biseda të shumta me familjarë, të njohur, miq dhe personat që do të mund të kishin ndonjë informacion dhe disa qindra policë u vunë në dispozicion të kërkimeve, dhe rezultuan të suksesshëm.

Më tragjikja në këtë tragjedi është tmerri i vërtetë që babai i së miturës i ka dhënë informacione grupit kidnapues sipas ministrit të Punëve të brendshme, Oliver Spasovski. Mes tjerash pretendohet që ky bashkëpunim i prindit me grupin kidnapues ka qenë që pastaj t’i kërkojnë para të ëmës dhe atë shumë ta ndajnë me pjesëmarrësit në këtë kidnapim. Kjo nuk do shpjegim tjetër përpos kujdesit maksimal në çfarë rrethi po jetojnë e rriten vajzat e gratë, kidnapohen e vriten nga prindërit e bashkëshortit.

Rast tragjik që tronditi një rajon të tërë, vritet gruaja në Kosovë, i dyshuar për vrasjen bashkëshorti i saj për “vrasje me porosi” –

Liridona Murseli u vra të mërkurën pas një grabitje të armatosur, derisa po udhëtonte me veturë me bashkëshortin e saj, Naim Murseli, ish-këshilltar i Behgjet Pacollit, dhe dy fëmijët e tyre.

Tashmë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka konfirmuar se njëri nga të arrestuarit për vrasjen e Liridona Murselit, është bashkëshorti i saj, Naim Murseli. Këtë ajo e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në llogarinë e saj në Facebook.

“Me punë intensive, angazhim dhe bashkëpunim ndërmjet policisë dhe prokurorisë, janë arrestuar dy persona të cilët dyshohen për vrasjen e gruas në Prishtinë. Njëri nga personat e arrestuar është bashkëshorti i të ndjerës Liridonës, i cili ishte përpjekur ta fshihte krimin e rëndë duke thënë që ishin cak i një grabitje”, ka thënë ministrja Haxhiu.

Mbrëmë është publikuar edhe dosja e prokurorisë e cila lë të kuptohet që kemi të bëjmë me vrasjen e një gruaje, vrasje e cila erdhi nga bashkëshorti i saj por në mënyrë të inskenuar. Pra, një plan i hartuar një vrasës me pagesë me shumë prej 30 mijë eurove, që 15 mijë euro ka marrë para se ta kryejë aktin dhe pjesën tjetër pas. Mbetet, të vërtetohen nga hetimet gjithë këto pretendime të ngritura deri në këto momente. Por, nëse vërtetohet një gjë e tillë kjo do të jetë vrasje e dyfishtë për familjen Ademaj, dhe për dy fëmijët e vegjël të Liridones, të cilët duhet ta vazhdojnë jetën me vrasësin e nënës së tyre.

Gratë në shekullin 21 dhe në vitin 2023 kanë filluar betejën e ashpër “luftën” për mbijetesë nga meshkujt. Pra, ka meshkuj të cilët në mënyrë jo njerëzore u ndërpresin të drejtën dhe lirinë për të jetuar shumë grave. Kjo gjë në mënyrë të shpejt duhet të normalizohet sepse me këtë avaz edhe shumë jetë do të humbin.

Duhet të rritet siguria dhe liria për gratë, duhet të rriten dënimet dhe të ashpërsohen format e ndëshkimit të meshkujve jo njerëzorë që vrasin gra, dhuna në familje duhet të raportohet e ndaj saj të merren masa të menjëhershme për të evituar rastet me përfundime fatale. Me fjalë të tjera institucionet e sigurisë duhet të garantojnë vetëm siguri asgjë më pak e asgjë më shumë, në të kundërtën qenia njerëzore po e humbë kuptimin, në vend se të luftohet për të drejta të barabarta, përfaqësim të drejt dhe dinjitoz gjinor në politikë e institucione. Sot, gratë po bëjnë përpjekje për të mbijetuar. /Zhurnal.mk

Related posts

Aleksandër Vuçiq, po shqetësohet se po humb BDI-ja e Ali Ahmeti

Xh M

Bytyqi: Pagat në sektorin publik janë rritur me 70 për qind në mesatare që nga viti 2016

Xh M

7 vendet e Bashkimit Evropian me letër Brukselit: Përshpejtoni integrimin e Ballkanit

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy