Agjencia Zhurnal.mk.

Gratë janë “katalizatorët” që nxisin zhvillimin ekonomik!

Shkup, 26 mars – Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke kompenzuar koston e shkaktuara nga pandemia që pasoi me krizë të shumëfish në botë, rajon ngjashëm edhe në vendin tonë. Barazia gjinore është një kauzë që nuk merr fund dhe nuk ka fitues në vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Maqedoninë e Veriut. Gratë përballën me paragjykime dhe stereotipe të natyrave të ndryshme vetëm që të eliminohen nga gara politike, dhe “burrat” frikacakë e të pakompletuar ta kenë terrenin e tyre më të pastër, të jenë fitues pa qenë garues. Në fakt politika ka nevojë për profesionistë, njerëz të ditur e të ndershëm, nuk ka fare ndikim e nevojë të bëhen ndarje gjinore. Forumet e grave nëpër partitë politike ngjajnë shumë me forumet e të rinjve që ekzistojnë vetëm simbolikisht, për tu kompletuar partia si subjekt. Por, është më së e nevojshme që të nxitet pjesëmarrja e grave në punë që kjo të jetë shtytje për zhvillim të nevojshëm ekonomik, shkruan Zhurnal.

Sa më shumë gra që punojnë, aq më shumë ka zhvillim ekonomik –

Rritja e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore, sipas guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, ka potencialin për të sjellë një rritje më të lartë ekonomike, duke kompenzuar kostoja të shkaktuara nga pandemia. Ajo thekson se sipas analizave të FMN-s, pjesëmarrja e grave mund të çojë një rritje të Produktit të Brendshëm Bruto.

“Analizat e FMN-ës tregojnë se në ekonomitë me zhvillim të shpejtë, rritja e pjesëmarrjes së grave mund të çojë në një rritje prej rreth 8% të Produktit të Brendshëm Bruto gjatë pesë viteve të ardhshme, nëse shkalla e pjesëmarrjes së grave në fuqinë punëtore rritet për 5.9% për qind”.

Angellovska-Bezhoska potencon se hendeku midis pjesëmarrjes së burrave dhe grave në fuqinë punëtore është ende i ndjeshëm, duke përfshirë situatën në nivel global dhe në nivel lokal. Megjithatë, në një konferencë të quajtur “Gratë e suksesshme për një rajon të suksesshëm”, organizuar nga Women on Board Adria (WOBA), ajo bëri thirrje për reformat që do të adresojnë këtë hendek.

Për të përmirësuar këtë situatë, guvernatorja vuri në dukje nevojën për politika të reja që do të adresojnë sfidat ligjore, kulturore dhe sociale që pengojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë punëtore. Ajo gjithashtu theksoi rëndësinë e ndërmarrjeve të drejtura nga gra, veçanërisht ato të vogla dhe të mesme, duke sugjeruar se këto ndërmarrje kanë potencialin për të kontribuar në rritjen ekonomike dhe të punësimit. 

Gratë më shumë në numër, por më pak hapësirë për pozita udhëheqëse –

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikës, bazuar në regjistrimin e fundit të popullsisë nga viti kaluar, 50.4% janë femra dhe 49.6% meshkuj.

Edhe përskaj kësaj që femrat në numër dominojnë meshkujt, në Maqedoninë e Veriut sërish zhvillohet beteja për barazi gjinore që rrallë herë marrin gratë atë që u takon. Si në pozita vendimmarrëse, ngjashëm edhe në pozitat udhëheqëse që janë të diskriminuara.

Barazia gjinore është një ndër objektivat kryesore të Bashkim Evropian. Në të dhëna të publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, shihet se gratë nuk janë të inkuadruar barabartë si burrat në tregun e punës. Nga 795.276 të punësuar në Maqedoninë e Veriut 478.903 janë burra, ndërsa vetëm 316.373 janë gra. 

Gratë diskriminohen edhe në paga –

Ndërkaq, sipas të dhënave të Platformës për Barazi Gjinore janë mbi 220.000 gra të regjistruara si amvise dhe që nga Enti i statistikave numërohen si popullsi jo-aktive. Diskriminim vërehet në pagat me të cilat vlerësohet një burrë dhe një grua në vendin tonë, sipas të dhënave të ESHS, me rrogë 30.000-40.000 denarë paguhen 32.7% gra dhe 67.3% burra. Pagë mujore mbi 40.00 denarë marrin vetëm22.4 % gra në vendin tonë, ndërsa pjesa tjetër janë burra, 77.6%.

Parimi se burrat dhe gratë duhet të marrin pagë të barabartë për punë të barabartë është ngulitur në Traktatet Evropiane që nga viti 1957, konkretisht me Nenin 157 të Traktatit për Funksionimin e Bashkimit Evropian (TFEU). Neni 153 TFEU i mundëson BE-së të veprojë në fushën më të gjerë të mundësive të barabarta dhe trajtimit të barabartë në çështjet e punësimit, dhe brenda kësaj kornize neni 157 TFEU autorizon veprime pozitive për të fuqizuar gratë. Për më tepër, neni 19 TFEU parashikon miratimin e legjislacionit për të luftuar të gjitha format e diskriminimit, përfshirë në bazë të seksit.

Gratë përpos politikës, dobët janë të përfaqësuara edhe në institucionet tjera –

Argument tjetër se gratë në RMV nuk janë të përfaqësuar sa duhet, është edhe fakti se në asnjë Universitet brenda vendit, nuk ka rektor grua ndërkohë është i vogël numri i Institucioneve të Larta Akademike që edhe në pozitat e dekanes, pordekanes dhe drejtoreshave kanë të emëruar gra.

Mendësia tradicionale e stërvjetruar dhe stereotipet gjinore lidhur me rolin që gratë duhet të jenë të fokusuara në përkujdesjen e familjes dhe nënvlerësimi i tyre si jo të zonja për pozicione drejtuese, është një nga pengesat që shoqëritë tona vendosin përpara grave si bllokadë, që jo çdo grua përpiqet ta tejkalojë.

Mjedisi politik në vendet tona më një demokraci jo shumë të zhvilluar, agresiviteti e konfliktualiteti i politikës i bën gratë të stepen apo të mos angazhohen në politikë. Ashpërsia e luftës politike, gjuha e vrazhdë ofenduese dhe me urrejtje që përdoret, etiketimet dhe konsiderimi i politikës si domen i burrave, ndikojnë shumë në vendimin për tu angazhuar ose jo në politikë për një grua. /Zhurnal.mk

Related posts

Mbretëria e Norvegjisë dhuron 76 automjete për Armatën e Maqedonisë së Veriut

D V

Ministrja Kostadinovska-Stojçevska për vizitë në Teatrin Turk

D V

Rezultatet fillestare të KSHZ-së: Gordana Siljanovska Davkova 362,682 (40,08%), Stevo Pendarovski 180,306 (19,93%)

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky