Agjencia Zhurnal.mk.

Graniti paketon valixhet dhe kërcënon me largim nga shtëpia e Big Brother VIP, Fifi nisë të qajë

Në shtëpinë më të famshme në Shqipëro, po vazhdojnë të krijohen situata të ndryshme, të cilat po zgjojnë vëmendjen e publikut.

Gjatë ditës së mërkurë, kryeqendra e debateve ka qenë ish-futbollisti Granit Cana, i cili ka debatuar me disa banorë në lidhje me lojën e tij.

Ai është ndjerë keq kur disa herë të tjerët ia kanë përmendur faktin se ai bën lojë përmes femrave të tjera në shtëpi, duke theksuar se ka përdorur Fifin për të ecur përpara.

I mërzitur nga ato që janë thënë, Graniti ka filluar të bëjë gati valixhen, me dëshirën për të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP.

Ndërkohë, banorja tjetër e shtëpisë, kantautorja Fifi me të cilën ish-futbollisti ka pasur një raport mjaft të afërt në shtëpi, ka nisur të qajë me të kuptuar që Graniti donte të largohej nga shtëpia.

Në videot e publikuara nga BBV në Instagram, Fifi mund të shihet teksa ngushëllohet te banorët e tjerë të shtëpisë, ndërsa në një moment fillon të qajë edhe këngëtari Sabiani.

Ky i fundit u votua të martën për të dalë nga shtëpia, por që pati fatin të ketë “biletën kthyese” në topin e fatit, me çka iu rikthye edhe një herë garës në Big Brother VIP..

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Related posts

Artisti Ledri Vula merr dhuratë nga KFOR-i

D V

Modelja Katie Price trondit me rrëfimin: Jam përdhunuar në moshën shtatë vjeçe në një park

D V

Fifi reagon ndaj atyre që e kritikuan Enver Petrovcin: Bollni më, jemi në një shtet demokratik – secili mund të flasim çfarë të duam

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy