Agjencia Zhurnal.mk.

Grabitet noteri në Sarandë/ Hajdutët morën 20 milion lekë dhe 2 çelsa makine

Një grabitje me armë ka ndodhur para rreth 2 orësh në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4. Persona me kallashnikov kanë hyrë në një apartament në pronësi të noterit të njohur Thoma Kaçi, 63-vjeç në Sarandë. Maskat kanë lidhur familjarët dhe kanë arritur të marrin 20 mln lekë të vjetra.

 

Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli në qytet. Forca të shumta të policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Noteri nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.‘Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh. Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.’- njofton policia.

Related posts

MPB-ja ka shqiptuar 520 sanksione për vozitje të shpejtë

D V

Dhunoi seksualisht një 16-vjeçare, arrestohet 53-vjeçari në Gjirokastër

D V

Dyshohet se detyroi një femër të kryej marrëdhënie seksuale, arrestohet një person në Fushë Kosovë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More