Agjencia Zhurnal.mk.

Google po bën një ndryshim të rëndësishëm në rezultatet e kërkimit

Tani e tutje, Google do t’u tregojë përdoruesve të saj më shumë informacione se pse gjeti rezultatet e treguara, njoftoi kompania të enjten.

Siç është deklaruar, njerëzit që këkojnë në Google një temë të caktuar që i intereson ata tani do të mund të klikojnë në detaje, të tilla si mënyra se si rezultati i kërkimit përputhet me termat e caktuar që ata kanë shtypur në mënyrë që të vendosin nëse informacioni është i rëndësishëm.

Google ka bërë ndryshime për t’u siguruar përdoruesve më shumë kontekst në lidhje me rezultatet e siguruara nga motori i tij i kërkimit, raporton forbes.

Në fillim të këtij viti, kompania prezantoi panele për të informuar përdoruesit në lidhje me burimet e informacionit që ata shohin.

Gjithashtu ka filluar të paralajmërojë përdoruesit kur një temë po zhvillohet me shpejtësi dhe rezultatet e kërkimit mund të mos jenë të besueshme.

Related posts

Malajzia do të ndërtojë një park masiv për projektimin e çipave

D V

Huawei i shton telefonave të saj një veçori që nuk e ka asnjë telefon tjetër, përfshirë iPhone

D V

Veçoria e ardhshme e Google Maps ju dërgon në destinacionin e dëshiruar pa pasur nevojë për internet

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky