Agjencia Zhurnal.mk.

Google heq aplikacionin “që ndihmon njerëzit të bojkotojnë kompanitë e lidhura me Izraelin”

Google ka larguar nga Play store një aplikacion, i cili i ndihmon njerëzit të bojkotojnë kompanitë dhe produktet izraelite.

Llogaria e mediave sociale @NoThanksBoycott konfirmoi se aplikacioni i saj NoThanks ishte hequr përkohësisht si rezultat i tekstit në përshkrimin e tij që thoshte se mund të shihni nëse “dora juaj mbështet vrasjen e fëmijëve në Palestinë apo jo”, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Llogaria shkroi në X, dikur Twitter, të enjten: “Aplikacioni është pezulluar nga Play store për këtë fjali, e hoqa atë në përditësimin e ri dhe Play store do ta shqyrtojë dhe do ta lëshojë përsëri”.

Ai përfshinte një pamje të përshkrimit që thoshte: “Mirë se erdhe në NoThanks, këtu mund të shihni nëse produkti në dorën tuaj mbështet vrasjen e fëmijëve në Palestinë apo jo”.

“Gjithçka që duhet të bëni është të skanoni barkodin ose të shkruani numrin serial në shiritin e kërkimit”.

Ky veprim erdh pasi Izraeli rifilloi operacionet luftarake në Rripin e Gazës, disa minuta pasi skadoi armëpushimi, për “prishjen” e të cilit u fajësua Hamasi.

Ndryshe, që prej fillimit të luftës midis Izraelit dhe Hamasit, kanë mbetur të vdekur shumë civilë.

Por Izraeli në deklaratat e tij, ka thënë se veprimet e tij synojnë militantët e Hamasit, jo civilët.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës së udhëhequr nga Hamasi, gjatë kësaj kohe kanë mbetur të vrarë rreth 13,300 palestinezë.

Ndërsa, kryesisht gjatë sulmit të Hamasit të 7 tetorit, kanë mbetur të vrarë rreth 1200 izraelitë. 

Related posts

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

Xh M

WhatsApp shfaq shenjat e para të funksionit për komunikim ndër-platformë

D V

Shikoni garën mes dronit më të shpejtë në botë dhe kampionit të Formula 1, Max Verstappen

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy