Golden State Warriors janë kampionët e rinj të NBA pasi mposhtën edhe në ndeshjen e gjashtë finale Boston Celtics me rezultat 103 – 90.
Pa dyshim, më i dalluari nga Warriors ishte Stephen Curry i cili udhëhoqi skuadrën e tij drejt këtij triumfi pasi shënoi hiç më pak se 34 pikë.
Ndeshje të mirë bëri edhe Andrew Wiggins me 16 pikë dhe Klay Thompson me 12 të tilla.
Në anën tjetër u veçua Jaylen Broën me 34 pikë dhe Al Hordof me 19.
Warriors kurorëzohen si kampionë për herë të katërt në tetë vitet e fundit në NBA.