Agjencia Zhurnal.mk.

Golden Eagle Ylli triumfon ndaj Rahovecit, Vreshtarët mbeten pa fitore

Golden Eagle Ylli ka shënuar fitore ndaj Rahovecit në udhëtim me rezultat 72:77 (16:16, 18:25, 21:24, 17:12), në javën e katërt të Ligës Unike.

 

Në periudhën e parë vendasit e nisën ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi të lehtë 12:7, por therandasit barazuan shifrat dhe kjo pjesë përfundon 16:16.

Mysafirët vazhduan me lojë të mirë, duke kaluar në epërsi 20:27, por Vreshtarët rikthehen shpejt, për të barazuar rezultatin në 27:27, por në fund të periudhës së dytë, kampionët e Ligës Unike shkëputen sërish, për të shkuar në pushim me shifrat 34:41.

Ylli vazhdoi me lojë të mirë edhe në periodën e tretë, ku arriti epërsinë më të lartë në ndeshje, 20 pikë, 44:64, kurse krejt çfarë bënë vendasit ishin të ngushtojnë shifrat në 55:65, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash.

Rahovecit nuk u dorëzuan dhe tentuan rikthimin e madh, por arritën vetëm të ngushtojnë shifrat në 72:75, dy minuta nga fundi, megjithatë Ylli triumfoi me rezultat 72:77.

Te Rahoveci u dallua Milik Yarbrough me 20 pikë e 13 kërcime, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brandon Randolph me 23 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime, Barret Benson me 16 pikë e 12 kërcime dhe Erjon Kastrati me 20 pikë.

Rahoveci ka katër humbje në katër ndeshje, ndërsa Golden Eagle Ylli tri fitore dhe një humbje.

Related posts

Hazard, xhevahiri mbi 100 milionësh që ende nuk ka debutuar në “El Classico”

Z H

Chelsea shënjestron Griezmann e do në huazim!

Z H

Messi sëmuret me gastroenterit, një ditë pasi e fitoi Topin e Artë

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More