Agjencia Zhurnal.mk.

Golat në stilin ‘scorpion’ në modë, Origi shënon një të tillë të jashtëzakonshëm

Liverpooli ka kaluar në 1/4 e finales në EFL Kupën e Anglisë.

 

The Reds kanë arritur të fitojnë në udhëtim te Preston me rezultat të pastër 0-2, falë golave nga Takumi Minamino dhe Divock Origi.

E një gol i jashtëzkaonshëm u shënua në këtë sfidë nga sulmuesi belg Divock Origi.

Golat në stilin ‘scorpion’ janë futur në modë, pasi disa ditë më parë u shënua një i tillë edhe në Holandë nga Cyril Ngonge.

Ishte minuta e 84-të e ndeshjes, kur Origi arriti ta dërgojë topin në rrjetë me thembër e që në botën e futbollit njihet ndryshe si gol në stilin ‘scorpion’.

Kujtojmë që në vitin 2017, goli nga Olivier Giroud në stilin e njëjtë ‘Scorpion’ kishte fituar çmimin ‘Puskas’.

Related posts

Real Madridi synon pesë nënshkrime të mëdha si lojtar të lirë verën e ardhshme

D V

Kosova mposhtet nga Luksemburgu me rezultat të thellë

D V

Mediat italiane: Juventus huazon Pjacan te rivali i madh

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More