Gazeta “Sheshi” mëson ekskluzivisht nga burime të sigurta se ish-sulmuesi i Llapit, do të jetë lojtari më i ri i Dukagjinit.
Sulmuesi pritet që gjatë këtyre ditëve në vazhdim edhe të prezantohet të skuadra klinase.
33 vjeçari i cili ka qenë njëri nga pikat kyçe të skuadrës llapjane, por që nuk arriti akord për vazhdimin e bashkëpunimit dhe u largua nga kampi llapjan.
Vushtrriasi në sezonin që lam pas ka pasur plotë 31 paraqitje duke shënuar 9-të gola, ku 5 i ka pasur në kampionat dhe 4 në Kupë, ai gjithashtu ka pasur edhe 9-të asistime ku 7 prej tyre kanë qenë në kampionat dhe 2 në Kupë.
“Hithat” për këtë edicion kanë bërë njëren nga goditjet më të mëdha në këtë merkato dhe pritshmeritë e tyre për këtë edicion në Superligë, padyshim që do të jenë me të larta.