Agjencia Zhurnal.mk.

Goditje e dyfishtë në merkaton e verës nga PSZH-ja

Klubi i Paris Sen Zhermenit pritet të jetë sërish në qendër të merkatos së ardhshme. Parizienët janë të vendosur për të transferuar një sulmues të mirëfilltë në mënyrë që Kilian Mbape të spostohet sërish në krahun e majtë, aty ku është edhe pozicioni i tij natyral.

Së fundmi, emri që lakohet më shumë në Paris është ai i Hari Kejnit. Sulmuesi i Totenham tashmë prej disa sezonesh është në qendër të merkatos dhe këtë herë mund të jetë momenti i duhur për të braktisur Londrën dhe për të provuar një eksperiencë të re jashtë shtëpisë.

Sakaq, te PSZh nuk janë të lumtur edhe me trajnerin Kristof Galtier, sidomos pas dyshimit se francezi është shprehur kundër lojtarëve me ngjyrë dhe atyre muslimanë gjatë periudhës kur drejtonte Nicën..

Related posts

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

D V

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për “frikën e Simeones” dhe Real Madridin për Florentino Perezin

D V

Zbulohet fanella e re e Milanit për sezonin jubilar, dizajni na kthen 100 vjet pas

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky