Agjencia Zhurnal.mk.

Godina e ish-ambasadës italiane në vitet ’30 i nënshtrohet restaurimit

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti njoftoi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale se godina e ish-të përndjekurve politikë është një tjetër objekt që po i nënshtrohet restaurimit falë programit EU4Culture, zbatuar nga UNOPS. Ministrja Margariti ishte e pranishme në mjediset e ndërtesës e cila është bërë gati për ndërhyrjet restauruese.

 

E njohur si godina e ish-të Përndjekurve Politikë, ajo ka shërbyer si selia e Ambasadës Italiane në vitet ’30 të shekullit XX. Eleganca e interierëve të asaj kohe ruhet ende pjesërisht dhe qëllimi i restaurimit është të nxjerrë në pah elementet autentike të godinës, duke ruajtur funksionin e tanishëm.

Pjesë e restaurimit janë riparimet e dëmeve të tërmetit dhe përmirësimi i të gjithë sistemeve të funksionimit.

Godina u shërben dy institucioneve të rëndësishme: Institututit të Ish-të Përndjekurve Politikë dhe Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit.

Related posts

Batutat/ Vuçiç: Nuk e di si do përgjigjet Edi, por mbështes çdo fjalë që do thotë. Rama: Ai do që unë të them njohjen e Kosovës dhe…

D V

Shqipëri: Kushtetuesja merr vendim kundër shkarkimit të Ilir Metës nga posti i presidentit

D V

PD kërkon uljen e TVSH-së për produktet e shportë

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More