Agjencia Zhurnal.mk.

‘Globe Soccer Awards 2021’: Lewandowski humb përballë Mbappe – të gjithë fituesit në ceremoninë e Dubait

Një tjetër ceremoni zhgënjyese për Robert Lewandowskin, i cili pas humbjes në garën për Topin e Artë kundrejt Lionel Messit, po ashtu nuk e ka fituar çmimin e lojtarit të vitit në Globe Soccer Awards.

Ishte pritur që evenimenti i mbajtur në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe ‘ta korrigjonte’ atë që shumë menduan se ishte një padrejtësi nga France Football duke pasur parasysh vitin fantastik që e pati sulmuesi i Bayern Munichut gjatë 2021.

Mirëpo, ishte anësori i Paris Saint-Germainit, Kylian Mbappe, lojtari që e fitoi çmimin e më të mirit, përkundër se ishte prapa polakut sa u përket arritjeve dhe performancës.

Lista e plotë e fituesve:

Futbollisti i Vitit – Kylian Mbappe

Lojtari i preferuar i tifozëve – Robert Lewandowski

Çmimi Maradona – Robert Lewandowskin

Golashënuesi i mirë i të gjitha kohërave – Cristiano Ronaldo

Përfaqësuesja e më e mirë e vitit – Italia

Agjenti më i mirë i vitit – Federico Pastorello

Drejtori më i mirë sportiv i vitit – Txiki Begiristain

Klubi më i mirë i vitit (meshkujt) – Chelsea

Mbrojtësi më i mirë i vitit – Leonardo Bonucci

Portieri më i mirë i vitit – Gianluigi Donnarumma

Klubi më i mirë i vitit (femrat) – Barcelona

Futbollistja e Vitit – Alexia Putellas

Çmimi i inovacionit – Serie A

Lojtari më i mirë i vitit në eSports – Msdossary7

Akademia më e mirë e të rinjve në Afrikë – ZED FC

Related posts

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

D V

Mësohet data e saktë se kur do të rikthehet Barcelona të luajë përsëri në ‘Camp Nou’

D V

Jo vetëm Sevilla, një tjetër klub i njohur i La Ligës dëshiron huazimin e Arda Gulerit, por Real Madridi ka një kusht

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy
Clicky