Agjencia Zhurnal.mk.

Glik e pranon se ndërhyri ndaj Manajt: Gjyqtari dhe VAR-i gabuan, ishte penallti e pastër

Shqipëria është nikoqir i Polonisë në ndeshjen që zhvillohet sot (e martë) në kuadër të Kualifikimeve të Kupës së Botës.

Të dyja ekipet në konferencë për media kanë shprehur respekt për njëra-tjetrën, duke bërë të ditur se do të kenë kujdes.

Përballja mes të dyja ekipeve fillon në ora 20:45 në stadiumin “Air Albania”, derisa mbrojtësi polak, Kamil Glik ka zbuluar një detaj që mund të jetë i dhimbshëm për skuadrën tonë nga ndeshja e parë.

Ai ka deklaruar se në ballafaqimin e parë, kishte shkaktuar penallti ndaj Rey Manajt dhe gjyqtari e VAR-i, kishin gabuar në vendin e tyre.

“E kam thënë edhe pas ndeshjes në Varshavë, që ishte penallti e pastër, por gjyqtari nuk ndërhyri”.

“Unë nuk i shmangem përgjegjësisë dhe e pranoj që ishte penallti”, ka deklaruar më tej Glik.

Related posts

A do të kthehet Messi në Barcelonë, flet zyrtari i lartë i klubit

Xh M

Haaland shënon në kohën shtesë për t’ia dhuruar fitoren Borussia Dortmundit

D V

Bad News Eagles humbet ndaj 9INE – pësojnë disfatë edhe në “Dust 2”

Lea Muslija

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More