Agjencia Zhurnal.mk.

Gliha thyen heshtjen dhe flet për përplasjen që pati me Edon Zhegrovën në Rumani

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës e zhvilluar muajin e kaluar do të mbahet gjatë në mend.

Kjo për faktin se u ndalua për rreth një orë shkaku i thirrjeve raciste e nacionaliste nga tifozët vendas, por edhe për faktin se pësuam humbje që na shuan gjasat për kualifikim.

Megjithatë një tjetër rast që ndodhi ishte përplasja mes trajnerit Primoz Gliha edhe sulmuesit kosovar Edon Zhegrova.

Në atë moment ishte ndalur ndeshja dhe video doli në qarkullim kur Gliha po e tërhiqte për dore Zhegrovën dhe duke i bërtitur.

Trajneri slloven ka sqaruar në konferencë për shtyp edhe atë moment, duke thënë se ka qenë në siklet të madh për t’i qetësuar futbollistët që mos të ndëshkoheshin, teksa i ka kërkuar Zhegrovës të shënonte gola dhe jo të merrej me kundërshtarët.

“Siç e dini, ishte një situatë goxha speciale, të gjithë futbollistët dhe stafi jemi drejtuar tek gjyqtari, nuk ishte aspak e lehtë për t’u menaxhuar situata nga emocionet që i kishim”.

“Jam munduar t’i mbroj lojtarët nga ndëshkimet e radhës, i kishim nëntë kartonë, jam munduar për t’i qetësuar lojtarët. E kam tërhequr Zhegrovën që i kam thënë se duhet t’i shënosh tre gola, si përgjigje ndaj atyre tifozëve”, sqaroi Gliha atë moment. 

Related posts

Top 15 klubet që fitojnë më së shumti para nga shitja e biletave: Barcelona, kampione e padiskutueshme – Reali i katërti

D V

Xabi Alonso ka vendosur se cilën skuadër dëshiron ta drejtojë sezonin e ardhshëm

D V

Kalimi i Mbappes te Real Madridi e dërgon Arda Gulerin te Milani

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy