Agjencia Zhurnal.mk.

Glauk Konjufca takohet me ndihmëssekretarin e OKB-së

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në takim Ndihmëssekretarin e Përgjithshëm të OKB-së për Evropën, Azinë Qendrore dhe Amerikën, Miroslav Jenëa, me bashkëpunëtorët e tij, Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe Shefin e UNMIK-ut, Zahir Tanin, Shefen e Zyrës së Kombeve të Bashkuara në Beograd, Mari Yamashita, si dhe Akylbai Eluesizov, zyrtar për çështje politike nga DPPA-DPO.

 

Në një njoftim nga Kuvendi, thuhet se gjatë takimit, bashkëbiseduesit vunë në pah nevojën e një bashkëpunimi të ngushtë, për tejkalimin dhe zgjidhjen e të gjitha çështjeve që pengojnë integrimin e vendit tonë dhe rajonit në mekanizmat institucional të BE-së dhe në NATO.

Konjufca foli edhe për angazhimet konkrete të Kuvendit, si dhe përkushtimin e tij personal për avancimin dhe hartimin e një legjislacioni të avancuar.

Related posts

Debati për gazsjellësin, përplasje politike në Kosovë për nismën e mbështetur nga SHBA

Lea Muslija

Voton Alban Hyseni: Qytetarët të shfrytëzojnë të drejtën për të votuar

D V

Bëhet kryelajm në mediat serbe deklarata e Ramës, se do të votonte haptas për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More