Agjencia Zhurnal.mk.

Gjysmë milionë të vdekur për 10 vjet luftë në Siri

Një dekadë lufte në Siri u ka marrë jetën thuajse gjysmë milionë personave, prej tyre 25 mijë fëmijë.

Lajmi bëhet i ditur në një raport të bërë së fundmi nga Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Organizata jo-qeveritare me bazë në Britani me një rrjet të gjerë burimesh ushtarake dhe mjekësore në të gjithë Sirinë, raportoi sot se që nga fillimi i luftës në vitin 2011, janë regjistruar 494,438 humbje jete, shkruan abcnews.al

Regjistrimi i mëparshëm i Observatorit, i lëshuar në Mars, e llogariste numrin e të vdekurve në 388,000. Megjithatë, organizata bën të ditur se në shifrat e tyre nuk përfshihen mbi 47,000 të arrestuar, të cilët thuhet se u torturuan për vdekje në burgjet e regjimit, por vdekjet e tyre nuk janë konfirmuar.

Një total prej 159,774 civilësh kanë humbur jetën që nga shpërthimi i konfliktit, duke përfshirë më shumë se 25,000 fëmijë nën moshën 18 vjeç, sipas Observatorit. Sipas OKB,  sulmet nga regjimi sirian dhe milicitë e tij aleate janë përgjegjëse për shumicën e këtyre vdekjeve.

Të paktën 168,000 luftëtarë pro-regjimit janë vrarë gjithashtu, më shumë se gjysma e tyre ushtarë sirianë. Midis aleatëve jo-sirianë të Damaskut, 1,707 luftëtarë shiitë libanezë të Hezbollahut janë vrarë, sipas Observatorit.

Përleshjet gjithashtu morën jetën e 79,844 rebelëve, duke përfshirë Islamistë dhe 68,393 xhihadistë, kryesisht nga “Shteti Islamik” dhe Hayat Tahrir al-Sam, ish dega Siriane e al-Kaidës. Observatori gjithashtu dokumentoi 57,567 vdekje në burgjet qeveritare dhe qendrat e tjera të paraburgimit të regjimit.

Related posts

Gaza/ Një armëpushim i mundshëm mund të ndodhë brenda 24- 48 orëve nëse Izraeli pranon kërkesat e Hamasit

Xh M

Tragjedi në Serbi, çifti i të rinjve vret fëmijët një dhe tre vjeç, më pas hidhen nga kati i 17-të

Xh M

Iana, prezantuese AI nga Kina

V.E.

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy