Agjencia Zhurnal.mk.

Gjysma e transaksioneve të Bitcoin të rreme, Forbes: Hapësirë për pastrim parash

Më shumë se gjysma e volumit të tregtimit të Bitcoin janë transaksione potencialisht të rreme dhe maskim për pastrimin e parave.

 

Në këtë përfundim ka mbërritur një analizë e 157 transaksioneve që thotë se ka kryer revista Forbes.

Analiza e revistës thotë se 51 për qind e rasteve të analizuara ishin potencialisht të rreme dhe joekonomike. Forbes vlerëson se në qershor janë tregtuar 128 miliardë dollarë Bitcoin.

Shifra përkthehet në rreth 65 miliardë dollarë transaksione të rreme, ku nuk përjashtohet mundësia që në pjesën më të madhe të tyre të mbulojnë pastrimin e parave nga krimi i organizuar.

Në mars të 2019-s, një analizë e ‘Bituajz’ (Bitwise) vlerësonte se 95 për qind e volumit të tregtimit të Bitcoin ishte i rremë ose joekonomik.

Related posts

YouTube, Gmail dhe Maps nuk do të funksionojnë nga 27 shtatori te telefonat që operojnë me Android 2.3

D V

Rrjeti 6G do pushtojë tregun deri në vitin 2030

D V

Apple nxjerr në shitje telefonin më të lirë iPhone SE 5G

D V

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More