Agjencia Zhurnal.mk.

Gjyqtarët supremë mbajtën takim pune për Rregulloren e re

Shkup, 22 tetor – Gjyqtarët supremë mbajtën takim pune treditore lidhur me Propozim-rregulloren e re të Gjykatës Supreme. Pas 23 viteve, Gjykata Supreme do të miratojë Rregullore të re, akt me të cilin rregullohen organizimi dhe puna e gjykatës më të lartë në shtet.

 

Gjyqtarët e Gjykatës Supreme në takimin e punës patën diskutim të frytshëm në të cilin shkëmbyen mendime për dispozitat e Rregullores, ndërsa në drejtim të harmonizimit të saj me zgjidhjet e reja ligjore dhe proceset e reformave.

Më konkretisht, siç u publikua në ueb faqen e Gjykatës Supreme, me këtë akt jashtëzakonisht të rëndësishëm për punën e Gjykatës, rregullohet organizimi i Gjykatës Supreme, mënyra e punës së kryetarit të Gjykatës, këshillat gjyqësore, departamentet gjyqësore, seancat e përbashkëta të departamenteve gjyqësore, seancat e gjyqtarëve dhe seancat e përgjithshme.

Gjithashtu, Rregullorja ka për qëllim të sigurojë kryerjen e ligjshme, të pavarur, të paanshme, efikase dhe në kohë të funksionit. Njëherësh, me Rregulloren sigurohet edhe realizim i pandërprerë i të drejtave dhe detyrimeve të palëve, pa marrë parasysh pozitën dhe cilësinë e tyre.

Ngjarja kushtuar Rregullores së re të Gjykatës Supreme u mbajt me mbështetjen e Ambasadës britanike në Shkup përmes Qendrës për Hulumtime dhe Analiza Juridike.

Related posts

Filipçe: Nuk ka nevojë për kufizime dhe masa mbrojtëse, mjafton vaksinimi

Z H

Komuna Saraj me njoftim të rëndësishëm për banorët

Redaksia

Zaev: Parlamenti ta mbështesë reformën e administratës

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More