Agjencia Zhurnal.mk.

Gjyqi për modularin e djegur, në 6 shtator procesi gjyqësor 

Një vit pas zjarrit në spitalin modular në Tetovë, më në fund do të fillojë procesi gjyqësor për vërtetimin e fajit të mundshëm të kompetentëve. Gjykata në Tetovë e caktoi seancën e parë për më 6 shtator, pasi paraprakisht Prokuroria vendosi të ndjek tre persona fizik, por edhe Spitalin klinik si person juridik për ngjarjen tragjike. Sistemi AKMIS për shpërndarjen e lëndëve vendosi që drejtësinë ta ndajë gjykatësi Jordan Vellkovski. Më 6 shtator para gjykatës pritet të dalin ish drejtori i përgjithshëm Florin Besimi dhe drejtori ekonomik Artan Etemi si dhe mjeku kujdestar në natën tragjike. Të dy drejtorët dhanë dorëheqje dy ditë pas tragjedisë – Gjykata Themelore, Tetovë

“Lënda lidhur me spitalin modular në Tetovë, pas propozimit të dorëzuar të Prokurorisë nga ana e PTHP Tetovë me nr. KO 531/22 ku akuzohen F.B dhe A.E për veprën penale “vepra të rënda kundër sigurisë së përgjithshme” dhe B.V për veprën penale “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë” ndërsa personi juridik IPSH Spitali Klinik i Tetovës për veprën penale “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë pandemisë”, është dhënë te gjykatësi nga Sektori i çështjeve penale”.

Për këto vepra, Kodi penal parasheh dënime me burg dhe në të holla.

Përndryshe, në këtë rast kanë punuar katër prokurorë ndërsa ekspertizë të instalimit të objektit bënë edhe ekspertët gjerman. Aktakuza është dorëzuar nëntë muaj pas hetimit ndërsa gjatë procedurës para- hetimore në bisedë janë ftuar 30 mjekë dhe infermiere. Janë mbledhur edhe dëshmi nga dëshmitarë okular dhe anëtarë të familjeve të viktimave. Raporti fillestar i MPB-së nga tetori i vitit të kaluar, konstatoi se zjarri në spital ka nisur nga kablloja zgjatuese si pasojë e qarkut të shkurtë elektrik ndërsa në të ka qenë i lidhur edhe defibilatori, me të cilin është bërë reanimimi i një pacienteje.

Nga zjarri që përfshiu spitalin modular në Tetovë, më 8 shtator të vitit të kaluar jetën e humbën 14 persona, 12 pacientë dhe dy familjarë, që janë kujdesur për të afërmit e tyre në objektin e spitalit. Familjarët e viktimave paraprakisht për Alsat theksuan se nëse nuk ka epilog, drejtësinë do ta kërkojnë në Gjykatën e Strasburgut. /Alsat.mk

Related posts

Ndër ndotësit më të mëdhej të qytetit, gazifikohet spitali i Kumanovës

Xh M

Votohet rendi i ditës i seancës së 71-të të Kuvendit, vazhdim nesër në mesditë

Xh M

ASH publikon listën me 29 anëtarët e kryesisë

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More