Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot vazhdon më 26 shtator

Shkup, 14 shtator – Gjykimi për vrasjen e henbollistit kroat Denis Tot, i cili është rrahur deri në vdekje para një klub nate në Parkun e Qytetit në Shkup, vazhdon më 26 shtator, pasi sot mbrojtja i dha fjalët hyrëse dhe filloi procedurën dëshmuese me marrjen në pyetje të tre dëshmitarëve.

 

Mbrojtja në fjalën e saj hyrëse në debatin e sotëm tha se nuk vlerëson se kualifikimi juridik për veprën penale “vrasje”, e cila u ngarkohet të akuzuarve për vdekjen e henbollistit kroat është i qëndrueshëm dhe se do të dëshmojë se nuk ekziston paramendim për të njëjtën.

Prokuroria, megjithatë, në seancën e parë tha se disponon me dy CD nga kamerat e sigurisë nga të cilat shihet qartë e gjithë ngjarja e ndodhur në mbrëmjen kritike dhe mbi të gjitha individualisht veprimet e secilit prej të pandehurve që i kanë ndërmarrë atë ditë.

Të akuzuarit për vrasjen e henbollistit kroat, në seancën e parë, para Këshillit gjyqësor në Gjakatën themelore penale – Shkup, deklaruan se nuk ndjehen fajtorë për veprën penale që u ngarkohet.

Prokuroria themelore publike Shkup i ngarkon të akuzuarit Anxhelo Gjorgjievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovoski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 lidhur me nenin 22 nga Kodi penal.

Sipas aktakuzës, këta persona akuzohen se më 7 prill, para një klubi të natës në Parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta të dëmtuarin Denis Tot.

“Pas një debati të shkurtër, të tre i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda fizike, nga të cilat viktima fillimisht ka rënë në gjendje koma dhe të nesërmen ka ndërruar jetë”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë së publikuar më 21 korrik të këtij viti.

Procesin e udhëheq gjykatësja Elena Ilievska Josifoviq.

Related posts

Sot pasdite mbledhje e Këshillit qeveritar ekonomik

Z.H

Hulumtim: 60% e qytetarëve mendojnë më i rëndësishëm për momentin është zhvillimi ekonomik

Z.H

MPJ me reagim për videoklipet joadekuate parazgjedhore në Bullgari

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More