Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykimi për vrasjen e Denis Tot vazhdoi me paraqitjen e provave nga mbrojtja

Shkup, 31 tetor – Me paraqitjen e provave nga mbrojtja në Gjykatën Themelore Penale Shkup, sot ka vazhduar gjykimi për vrasjen e hendbollistit kroat Denis Tot, i cili u rrah për vdekje para një diskoteke në parkun e qytetit në Shkup.

 

Në seancën e kaluar, me sugjerim të mbrojtjes, dëshmuan mjekët e Klinikës së anestezisë, reanimacionit dhe trajtimit intensiv.

Në seancë, mjekja Maja Mojsova Miovska nga Klinika e anestezisë, reanimacionit dhe kujdesit intensiv (KARIL) deklaroi se edhe nëse e kishin ditur dëmtimin e shtyllës kurrizore, kursi i trajtimit do të mbetet i njëjtë.

Në pyetjen nëse dëmtimi i shtyllës kurrizore ishte i njohur për ta, mjekja Biljana Andonovska, po ashtu nga KARIL, deklaroi se sipas diagnozës fillestare që është bërë, nuk kishte një përshkrim të tillë në dokumentacionin që kishin për kontroll.

Avokati i të akuzuarit Andrej Kostovski, Elenko Milanov, në një deklaratë për media pas seancës theksoi se në incizimin duhej të tregohet lëndimi.

Prokurorja Tanja Trajçevska më herët në seancë i ka prezantuar provat materiale – radiografitë e të dëmtuarit Denis Tot të përgatitura nga Mjekësia ligjore.

Para gjykatës u sollën edhe prova materiale, përfshirë raporte nga operatorët celularë për disa numra telefoni, raporte nga MPB-ja, udhëzime dhe raporte nga Urgjenca, Toksikologjia, Neurokirurgjia, Radiologjia dhe dokumentacione tjera.

Prokuroria Themelore Publike Shkup i ndjek të pandehurit Anxhelo Gjorgievski, Klementina Levkovska dhe Andrej Kostovski për veprën penale “vrasje” nga neni 123 paragrafi 1 në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal. Sipas aktakuzës, të pandehurit akuzohen se më 7 prill, para një lokali nate në parkun e qytetit në Shkup, së bashku e kanë privuar nga jeta Denis Tot.

“Pas një zënke të shkurtë, të tre i kanë shkaktuar disa goditje dhe lëndime të rënda fizike, nga të cilat viktima ka rënë fillimisht në gjendje kome, ndërsa të nesërmen ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë, së publikuar më 21 korrik të këtij viti.

Seancën e udhëheq gjyqtarja Elena Ilievska Josifoviq, ndërsa përfaqësuese e prokurorisë është prokurorja, Tanja Trajçevska.

Related posts

Fatime Fetai, Mustafa Hajrullai dhe Burim Rustemi kandidatë për shef të Prokurorisë së Lartë

Z.H

Jotova: Nuk ka bazë për ndryshimin e qëndrimit bullgar ndaj Republikës së Maqedonisë së Veriut

D V

Rritet çmimi i qumështit nëpër markete

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More