Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykimi për rastin “Tortura” vazhdon më 14 korrik

Shkup, 8 korrik – Gjykimi për rastin për arrestimin e Lube Boshkovskit “Tortura” vazhdon më 14 korrik, kur mbrojtja do të duhet të prononcohet pas asaj që u prezantua nga prokuroria e procedurës së rihapur për lëndën, dhe nëse nuk ka ndonjë provë shtesë të vazhdojë me dhënien e fjalëve përfundimtare.

 

Sipas avokatit Mile Petrovski, prokurori publik i seancës së sotme nuk ka ndërmarrë asgjë lidhur me propozimin e provave të reja apo ndryshim dhe specifikim të aktakuzës, dhe kërkoi nga gjykata, të lejojë ta shohin procesverbalin që të mundet, siç tha, të përgjigjet më me këmbëngulje lidhur me fjalët përfundimtare, që sot praktikisht u zgjerua.

Mbrojtëse Petar Vasilevi, theksoi se edhe pse seanca e sotme duhej të jetë plotësim i procedurës, nuk dëgjuam asnjë provë të re, asgjë të re lidhur me rrethanat të cilat janë relevante në këtë lëndë, dhe se dëgjuam vetëm mendim të prokurorit, i cili sipas Vasilevskit, sërish pa mbështetje të provave e paraqiti teorinë e tij të rastit.

Përfaqësuesi i të dëmtuarit Lube Boshkovski, avokati Konstatin Kërstovalievi, tha se mbi bazë të vendimit të marrë, sipas tyre, thekson në përfundim se gjykata nuk ka dilemë lidhur me provat e prezantuara para gjykatës për personat të cilat janë të akuzuar si pjesëmarrës në inkriminimin dhe shkaktues të dëmit, dhe se dilema themelore është se cili është kontributi i bazuar në veprimet e ndërmarra të secilit prej të akuzuarve lidhur me dëmin e shkaktuar te viktima apo sa intensivisht ka kontribuar secili prej tyre.

Rasti për arrestimin e Lube Boshkovskit, është kthyer në fazën e plotësimit të procedurës dëshmuese, pasi gjyqtarja Aleksandra Ristovska, e cila e udhëheq gjykimin për rastin “Tortura” më 17 qershor, nuk e publikoi vendimin e paralajmëruar për këtë rast me shpjegimin se gjykata nuk e kishte të qartë se çfarë veprimesh morën përsipër të akuzuarit dhe caktoi një seancë të re.

Prokurori Lape, në seancën e sotme, tha se rrethanat që gjykata i konsideron se janë të nevojshme për t’u shpjeguar më tej, për atë se cili nga të akuzuarit çfarë veprimi mori përsipër, tashmë janë të qarta dhe të përcaktuara.

“Konsideroj se të akuzuarit janë të renditur individualisht dhe se të gjithë përdorën forcë të tepërt fizike dhe e vunë para kamerës, duke ditur që është duke u filmuar dhe kështu së bashku e kanë kryer veprën”, deklaroi Lape.

Lidhur me rrethanën, cili i akuzuar dhe cilin veprim me me çfarë intensiteti e ka ndërmarrë, prokurori Lape tha se kjo shihet qartë nga video, si dhe nga dëshmitë e tre dëshmitarëve

Rasti “Tortura”, në lidhje me arrestimin e Lube Boshkovskit, më 4 qershor 2011, u hap nga ish PSP-ja.

I akuzuari i parë në këtë rast është ish-drejtori i DSK-së Sasho Mijalkov dhe gjashtë anëtarë të njësisë “Alfat”.

Related posts

Neymar: Nuk jam “festaxhi”, ju tregoj ëndrrën time në sirtar

Z H

Skandal nga shteti serb, nuk i lejon boksierët e Kosovës të futen në territorin e tyre

D V

Ramos: Dua që Mbappe të qëndrojë, me të dhe Neymar mund të bëjmë gjëra të mëdha

Z H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More