Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykimi për rastin e lehonës nga Dibra ende askundi

Strugë, 5 Dhjetor – Gjykimi për lehonën nga Dibra, Jëlldëz Veaposka, të cilës i hoqën tre organe gjatë operacionit me prerje cezariane, assesi të vazhdojë.

Seanca e parë është mbajtur gjashtë muaj më parë dhe që atëherë seancat janë shtyrë. Sot seanca është shtyrë pasi në Gjykatën Themelore të Strugës nuk janë paraqitur i akuzuari i parë, ish-drejtori i spitalit të Strugës, Muhamed Asani, i akuzuari i dytë dhe avokatët e tyre. Tre mjekë nga Struga akuzuar për vepra të rënda kundër shëndetit të njerëzve. Gjykimi do të vazhdojë më 24 janar dhe nëse të akuzuarit nuk paraqiten edhe atëherë, gjykatësi njoftoi se do të sillen me detyrim.

“Në vend që të vijnë këtu të parët dhe të më kërkojnë falje që më kanë gjymtuar, ata nuk janë këtu, por deri kur do të ikin. Një ditë do të duhet të vijnë në këto dyer të gjykatës dhe do të duhet të përgjigjen për veprën e kryer”, deklaroi Jëlldëz Veaposka- e dëmtuar.

“Askush nuk i ka shpëtuar drejtësisë, edhe këta të akuzuar nuk do të munden. Do të ishte e udhës që ata të paraqiten në gjykatë për t’u ballafaquar me Prokurorinë Publike. Kërkojmë drejtësi për klienten time, ajo ka hyrë në spital e shëndoshë kurse ka dalë pa tre organe. As mendja më racionale nuk mund ta imagjinojë këtë”, tha Sasho Janev- avokat i të dëmtuarës.

Related posts

Petrovska dhe Kuper: Taktizimi me veton është rrezik serioz i sigurisë për Ballkanin

Z.H

Vushtrria ndjek shembullin e duhur, vaksinohet e tërë skuadra

Redaksia

Beteja e partive të vogla për një njësi zgjedhore

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More