Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykatën Ndërkombëtare Penale pranon dëshmitë e 38 shteteve rreth mizorive ruse në Ukrainë

Mbretëria e Bashkuar dhe 37 vende të tjera i kanë referuar mizoritë në Ukrainë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale (ICC).

 

Kjo shënon referimin më të madh në historinë e GJNP-së dhe do të përshpejtojë hetimin e krimeve të mundshme të luftës brenda Ukrainës.

Sipas rregullave të GJNP-së, një referim i tillë nga shtetet anëtare do të thotë që prokurori nuk duhet të marrë miratimin e gjyqtarëve të GJNP-së përpara se të hapë një hetim, duke përshpejtuar procesin.

“Rusia po përdor forcë pa dallim kundër civilëve të pafajshëm në pushtimin e saj të paligjshëm dhe të paprovokuar të Ukrainës. Regjimi i Putinit duhet të mbahet përgjegjës”, ka shkruar në Liz Truss, Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar.

Theksojmë se gjatë ditës së sotme kryeministri britanik, Boris Johnson akuzoi presidentin rus, Vladimir Putin për kryerje të “krimeve të luftës”.

Ndryshe, prokurori i GJNP-së tashmë është duke hetuar këtë çështje.

Related posts

SHBA rihap kufijtë për të vaksinuarit

N E

PBB-ja e Kinës, rritje 4.8 % në tremujorin e parë me gjithë shtimin e rasteve të COVID-19

Z.H

Qyteti i kthyer në gërmadhë, pasojat e bombardimeve ruse në Kramatorsk

Xh M

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More