Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata në Ferizaj cakton një muaj paraburgim për shtetasin bullgar, dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare

Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit A.B. shtetas i Republikës së Bullgarisë, për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje ka kryer veprën penale lëshimi i çeqeve pa mbulesë ose të rremë dhe keqpërdorimi i kartelave të bankës apo kreditit.

 

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate nga Gjykata në Ferizaj.

Sipas komunikatës, pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Divizioni Penal, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar mirë, se i pandehuri më 29 maj 2019, në bashkëkryerje me personin D.ZH me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për veten dhe personin tjetër kanë përdorur në mënyrë të paautorizuar kartelën bankare “Visa”.

“Kartelën paraprakisht e kishin modifikuar si dhe i kishin regjistruar të dhënat në mënyrë të paautorizuar në kartelën bankare, duke tentuar që të tërheqin para nga bankomati dhe e njëjtat iu konfiskohet nga bankomati në mënyrë automatike, me ç ‘rast të njëjtit kishin tentuar të kryejnë veprën penale e cila kishte mbetur në tentativë”, thuhet në komunikatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjti i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij. 

Related posts

Vrasja e 20 vjeçarit në Zvicër, arrestohen pesë persona – kosovari i dyshuari kryesor

D V

Kanosi përmes telefonit, arrestohet i dyshuari

D V

Paraburgim për një 31-vjeçar nga Gostivari për prodhim të lëndëve narkotike

Redaksia

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More