Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata Kushtetuese këtë vit ka zgjidhur 173 lëndë, ka shfuqizuar pesë dispozita ligjore

Shkup, 30 dhjetor – Deri më këtë vit janë pranuar 148 lëndë ndërsa janë zgjidhur 173 lëndë, që do të thotë është punuar edhe në lëndët tjera nga vitet e kaluara, informoj kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Dobrilla Kacarska në konferencën e sotme për shtyp.

 

Për ndërmjetësim, siç sqaroi, ka pasur vite që nuk është mposhtur numri i lëndëve të pranuara me çka janë pranuar numër më i madh i lëndëve prej të cilave janë zgjidhur, dhe me këtë, siç tregoi ishte rasti në vitet 2017, 2019 dhe 2020.

Pjesa më e madhe e lëndëve të pranuara për këtë vit, informoi Kacarska, kanë të bëjnë me vlerësimin e kushtetutshmërisë apo ligjërisë, dhjetë lëndë janë kërkesa për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive. Janë zbatuar 13 procedura me të cilat janë sjell katër vendime për shfuqizime, ndërsa nëntë lëndë janë akoma në procedurë.

“Gjykata Kushtetuese këtë vit ka mbajtur 37 seanca. Krahasuar me vitin 2020 që është për seanca më shumë apo në vitin pandemik 2021 janë mbajtur numër më i madh i seancave se sa në vitin para pandemisë. Këtë vit Gjykata Kushtetuese ka shfuqizuar pesë dispozita ligjore edhe atë: dispozita për Ligjin për shërbime mediatike audiovizuale, dispozita nga ligji për ndërtim, pjesë e ligjit për familje, dispozita nga ligji për mjekësi komplementare dhe alternative dhe dispozita e ligjit për banka, si dhe katër për rregullat edhe atë: Rregullorja e Ministrisë së Mbrojtjes, vendimi i PUD të Komunës Qendër, rregullore për stomatologji, dhe vendimi për miratimin e PDU të Komunës së Karposhit”, informon Kacarska.

Gjatë vitit 2021, shtoi ajo, janë zgjidhur 14 kërkesa për mbrojtje të lirive dhe të drejtave të qytetarëve, ndërsa pas katër kërkesave janë mbajtur debate publike që poashtu ishte e rrallë në viti e kaluara.

Related posts

Bytyqi – Lozani Garsia: Marrëdhëniet politike mes MV dhe Spanjës janë në nivel të shkëlqyeshëm

D V

(Video) KSHZ pa vendim për 114 fletëvotimet e tepërta në Gostivar

D V

Përgatitjet për zgjedhjet lokale po hynë në fazën finale

N E

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More