Agjencia Zhurnal.mk.

Gjykata Kushtetuese do ta mbajë seancën e tretë

Shkup, 2 shkurt – Gjykata Kushtetuese sot do ta mbajë seancën e tretë në rend dite të së cilës janë tre nismat dhe një kërkesë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive, si dhe një propozim për të vendosur për një rast.

Para gjyqtarëve kushtetues do të gjendet nisma e parashtruar nga Shoqata civile për dhënien e ndihmës juridike të personave të diskriminuar “Mbrojtje nga diskriminimi” nga Vinica, ndërsa ka të bëjë me nenin 68 paragrafi 2 nga Ligji për noteri.

Në rend dite të kësaj seance është edhe nisma e parashtruar nga Sindikata e Policisë në Maqedoni-Veles, me të cilën propozohet që Gjykata të inicojë procedurë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë të nenit 338 të Marrëveshjes Kolektive të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Gjyqtarët kushtetues do ta shqyrtojnë edhe nismën e parashtruar nga Vendimi për marrjen e Planit të Detajuar Urbanistik për lagjen 3 04 blloku 04.02, Komuna e Karposhit – Shkup, të miratuar nga Këshilli i Komunës së Karposhit, si dhe Kërkesën për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave të parashtruar nga prof. dr. Tanja Karakamisheva nga Shkupi

Related posts

Gauthier Mankenda shpallet “Ylli i Javës” në Superligë

Redaksia

Investuesit gjermanë me dekret kërkojnë saktësim të Propozim-ligjit për të dielën ditë jopune

Z.H

Kovaçevski: Kemi siguruar fillim të negociatave me BE-në me identitet dhe gjuhë maqedonase

Z.H

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More